Lidhu me ne

Kryesore

Faktet dhe akuzat/ Berisha “ekzekuton” Bashën

Basha: Berisha do të jetë kandidat për deputet ku të dojë ai - Të  Paekspozuarit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur qëndrime mjaft të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha ka ndëshkuar Lulzim Bashën, duke e ekzekutuar ate politikisht, dhe duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse vendimi për të hyrë në çadër në vitin 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Berisha ka theksuar se ai nuk mund të ishte kurrën e kurrës vendim i tij, por një vendim i marrë vetëm nga Lulzim Basha.

A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës”.

Gjithashtu Berisha i faturoi Bashës edhe përgjegjësinë për djegien e mandateve të deputetëve në 2019. Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Bashën se një vendim i tillë mund ta çonte në katastrofë.

Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim I tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë”-deklaroi Berisha.

Po ashtu, Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Berisha tha se “Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë”.

Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.

I pyetur nga Favziu edhe në lidhje me akuzat për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, sërish Berisha gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha.

Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin”-është shprehur Berisha, duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe qëndrimin e një dite më parë të Sali Berishës, në një deklaratë në rrjetet sociale, ku dukej qartë një mesazh për Lulzim Bashën.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.”-shkruante dje Berisha.

Por, kujtojmë këtu se Lulzim Basha, është shkolluar me paratë e Soros. (Lexo ketu) Është Lulzim Basha që ka pritur Soros në selinë e PD-së, gjë të cilën Berisha nuk e kishte bërë kurrë.

Janë këto deklarata të ish-kryeministrit Berisha, të cilat tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.

Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar një ditë më parë nga DASH./ CNA.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix9 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix9 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar11 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix11 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix12 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore12 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore14 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar15 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook