Lidhu me ne

Kioske

Andi Bushati: A e shiti Basha Berishën tek amerikanët?!

Nga Andi Bushati

Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestytni se Sali Berisha e kontrollonte dhe e përdorte partinë që themeloi dhe drejtoi si një mburojë për fatin e tij personal, pas vendimit të fundit të departamentit të shtetit po rezulton krejt e kundërta.

Andi Bushati: Pse na bejnë me zor të bëhemi antiamerikanë!?

Ndërsa ish kryeministri ka vendosur të mbrohet personalisht dhe të ndërmarrë një betejë ligjore kundër shpalljes non grata nga ShBA, duket sikur PD është e hallakatur, pa busull dhe pa vendosmëri për qëndrimin që duhet të marrë.

Po të shikosh deklaratën publike të Lulzim Bashës edhe ato të ndonjë zëri të mekur që ka guxuar ta marrë fjalën, të gjithë janë shprehur për kontributet e mëdha të Berishës në forcimin e aleancës shqiptaro-amerikane, por duke iu shmangur njëkohësisht thelbit të çështjes: akuzave ndaj tij si minues i demokracisë dhe përfitues korruptiv i parave të shtetit.

Pra, në thelb, ata bëjnë sikur e mbrojnë ish shefin nga një gjë për të cilën ai nuk akuzohet, dhe e lënë krejt zbuluar ndaj thelbit të shigjetave të rënda që kanë rënë mbi të.

Në fakt, partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment kruçial. Duke ditur rolin e madh që ka pasur Berisha, që e shndërruan PD-në në një ilustrim perfekt të vargjeve të Majakovskit për Leninin, sulmi ndaj liderit historik, konsiderohet edhe si një sulm ndaj trashigimisë 30 vjeçare të PD.

Nëse ish presidenti dhe ish-kryeministri ka qenë minues i demokracisë dhe hajn, i tillë i bie të ketë qene edhe sundimi i demokratëve mbi Shqipërinë. Në këto kushte, para PD-së shtrohen tre rrugë.

Ajo më e dhimbshmja, e pranimit si të vërteta të akuzave të Sekretarit Blinken, e cila çon në një divorc përfundimtar me Berishën dhe trashëgiminë e tij.

E dyta, më me risk, është ajo e një krisje me administratën amerikane, duke pretenduar se akuzat janë të pabaza, politike dhe me synimin që të lehtësojnë instalimit të regjimit në Shqipëri. Nëse me mbështetjen e hipotezës së parë, PD-ja do rrezikonte të ftohte apo largonte bërthamën më solide të militantëve të saj, me të dytën, ajo mund të thithte mbi vete akuzat për anti-amerikanizëm, që rëndom propaganda e të gjitha pushteteve i lëshon si mallkime mbi opozitat në vend.

Mes këtyre dy zgjedhjeve logjike, të forta dhe me rrisk, Lulzim Basha dhe PD e modeluar prej tij, ka zgjedhur versionin më të papërshtatshëm, atë për të qenë, as mish, as peshk. Pra të vihet në rolin e idiotit që bën sikur nuk kupton, duke qenë njëkohësisht edhe me Berishën edhe me sekretarin Blinken.

Kjo lloj qasje burracake nuk i shërben, në radhë të parë, vetë ish liderit të PD-së, i cili me sa duket e ka kuptuar këtë dhe ka preferuar të marrë mbi supe mbrojtjen juridike personale, duke mos e llogaritur atë politike të selisë blu.

Por, mbi të gjitha, ky qëndrim pa qëndrim, vë në pikëpyetje vërtetësinë, parimësinë, dhe fibrën e guximit të partisë më të madhe të opozitës për të shërbyer si mburojë e shqiptarëve ndaj kanosjes nga regjimi që sapo është instaluar përfundimisht.

Dhe ky mëkat, kjo mungesë, kjo shterpësi është ku e ku më e madhe sesa fati personal i Berishës, për të cilin shumëkush mendon se nuk duhej të qe më i mirë. Duke u sjellë amorfe, rrethanore, pa shtyllë kurrizore dhe e pa aftë për qëndrime të forta, PD po bëhet gjithnjë e më e tejdukshme. Ajo po merr trajtat e një organizate pa vlerë, që jo vetëm nuk është në gjendje të mbrojë atin e saj, por as ta luaj këtë rol, për qindra mijra shqiptarë, qofshin ata kundër apo pro trashëgimisë së tij. / ©Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook