Lidhu me ne

Kryesore

10 arsye: Pse Berisha duhet shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më pas emrit të Lulzim Bashës?

REAGIMI/ Berisha: Shpifje dhe gënjeshtra kundër meje

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga Amerika, s’e ka bërë ca lek, apo se është milioner, pasi të korruptuar janë miliona dhe miliona zyrtar në gjithë botën por:

Sali Berisha u shpall Non-Grata për dy arsye:

– Ka ngritur sistem dhe mekanizëm korrupsioni dhe abuzimi për pasurimin e familjes, aleatve, dhe bashkpuntorve të tij.

– Ka ngritur nje rrjet dhe mekanizëm agresiv dhe mafioz që me një fjal “goje” kontrrollon dhe minon sistemin demokratik dhe politik në Shqipëri.

Këto 8 vitet e fundit janë më të errëtat e historisë politike sespe Berisha ndryshe nga 22 vitet e tjera nuk pati burrërinë ti drejtonte gjërat vetē, por inskenoi tja faturonte Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha hidhte gurin dhe fshihte dorën.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha nuk ishte kryetar por kumbar i opozitës shqiptare por edhe i Presidencës.

Këto 8 vitet e fundit ai e menaxhoi opozitën me mekanizmat e një organizate mafioze, ku padrino nuk e ka emrin e tij, në administrimin e bizneseve por i vendos ato në emër të tjerve.

Këto 8 vitet e fundit ai mori peng opozitën dhe me emrin e Lulit pastroi dhe largoi çdo personalitet.

Këto 8 vite ai deformoi totalisht misionin historik të Partisē Demokratike e cila u krijua nga studentët dhe fryma perendimore, në një parti totalisht anti-amerikane

Këto 8 vite ai mbajti në parlament vetëm ata që ishin ortak dhe u pasuruan në biznese së bashku.

Këto 8 vite ai shkatrroi edhe pluralizmin politik, duke djegur gjithë opozitēn në parlament vetëm sepse familja e tij nuk kalonte dot oqeanin Atlantik.

Ambasadorët e SHBA dhe BE u detyruan ta bojkotonin çdo takim me Berishēn nē 3 vitet e fundit jo sepse ai ishte i korruptuar por sepse ai nuk lejonte Bashën të ishte kryetar real.

Ambasadorët zhgēnjeheshin nga çdo takim me Bashën sepse ai s’merrte dot asnjë vendim pa i dhënë leje padrino.

Perëndimi po përballej me një organizatë që kishte humbur funksionet dhe misionin politik që u ndërtua.

Sali Berisha dje deklaroi se: “Nuk do lejonte që Shqipëria, të bëhej shtet i 51 i SHBA dhe s’mund qeveriset nga një guvernatore amerikane si Yuri Kim”

Berisha dje kërcënoi Amerikën se do mbrohej nga Franca duke e mbyllur karrierën atje ku e filloi misionin e tij anti-shqiptar në Paris.

Berisha dje deklaroi se nuk ka asnjë ndikim në vendimet për bojkot zgjedhjesh, djegie mandatesh etj.

Kjo është paburrëria e Sali Berishës, që dështimet ja faturon Bashës dhe sukseset vetes.

Ai e mban Bashēn kryetar sepse ego e tij nuk e pranon humbjen.

Ai e mban Bashën kryetar sepse ai ishte përgatitur që ta përdorte si kamikaz kundër Amerikës

Ai e mban Bashën kryetar si një mburojë anti-plumb që ta marr ai goditjen dhe “plumbat” i pari.

Ai e mban Bashën kryetar sepse perëndimi nuk ja pranon që ai t’ja kaloj fëmijve të tij drejtimin e opozitës.

Ai e mban Bashën kryetar, sepse ky i fundit bën çdo gjë çfarë duan fëmijët e Berishës.

Për këto arsye akti i fundit burrëror që mund të bëjë Berisha është ta rishpall veten kryetar të Partisë Demokratike dhe të marr përgjegjsinë e  një sfide të hapur kundër amerkianve në Shqipëri. Është koha që ai dhe familja e tij gjysëm serbe të kthehen në origjinë.

Është akti i fundit burrëror që mund të bëj, para vdekjes politike dhe ç’burrërimit historik qē i bëri Amerika.

Ai duhet ta varros edhe partinë në emër të tij dhe jo me testament brenda familjes apo krushqisë……

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix14 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix14 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar15 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix15 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix16 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore16 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore19 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar19 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook