Lidhu me ne

Mix

Restaurohet dhe rishfaqet për publikun një nga filmat më të bukur shqiptar, filmi “Vdekja e kalit”

Albanian Profile - Filmi “Vdekja e Kalit” projeksion të veçantë në “Season  of Classic Films”

Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinematografike shqiptare për cilësi të figurës por edhe të zërit, së fundmi është restauruar edhe filmi i mirënjohur shqiptar “Vdekja e Kalit”.

Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafa, i realizuar në vitin 1992. Është prodhim i AlbaFilm Studio.

Timo Flloko, Rajmonda Bulku dhe Tinka Kurti janë aktorët kryesor të cilët interpretojnë në mënyrë të shkëlqyer në këtë film.

Për shkak të restaurimit dhe përfitimit të një cilësie maksimale, ky film është menduar që të rishfaqet edhe një herë tjetër për publikun, por tashmë me këtë cilësi maksimale.

Duke filluar që nga mbrëmja e djeshme dhe për një javë rresht filmi do vijojë të shfaqet në kanalin zyrtar të YouTube të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Nga data 19 deri më 26 maj publiku dhe artdashësit do të kenë mundësinë që ta shohin këtë film falas pa asnjë lloj pagese.

Restaurimi dhe prezantimi i filmit “Vdekja e kalit” (The Death of a Horse) u mundësua falë programit sezoni i filmave klasikë (A Season of Classic Films), nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane – ACE (Association des Cinémathèques Européennes) ku AQSHF është anëtare prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Creative Europe MEDIA.

Gjithashtu filmi u restaurua falë punës së ekspertit izraelit të restaurimit Shai Drori, dhe kineastit Australian, Steven Kastrissios.

Skenari bën fjalë për vitin 1975 kur një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili kishte ngritur fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje për grushtin e shtetit “puçist”. Pas dënimit të të gjithë të implikuarve në grushtin e shtetit, kalohet në zhdukjen e çdo lloj vepre për të cilën mund të mbajnë meritë “puçistët”. Kjo shënon fillimin e ekzekutimit të kuajve.

Ky është filmi i parë shqiptar që ve në dukje anët negative të sistemit komunist për shoqërinë shqiptare. Ai përfaqëson një nga pasqyrimet më realiste të përndjekjes politike gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri.

Ngjarjet e këtij filmi janë xhiruar në Shkodër dhe në Tiranë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook