Mix
Alban Skenderaj së shpejti do të sjellë remix një prej këngëve të tij më të dashura për publikun

“Vetëm ty” është kënga e cila e njohu Alban Skënderajn me publikun shqiptar dhe që prej atij momenti ai u kthye në një nga të preferuarit e kësaj audience.
Megjithëse ja më shumë se një dekadë që ka dalë si këngë, ende pëlqehet dhe dëgjohet.
Së shpejti, kënga fituese e “Top Fest 2” do të vijë në versionin remix të sajin dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Albani përmes një postimi në Instastory.
Ai njoftoi se më 21 maj, do të lancohet versioni remix i këngës i punuar nga Avaxus.
