Lidhu me ne

Aktualitet

Vaksinat kineze u harxhuan për fushatën e 25 Prillit, qindra mijërave u refuzohet doza e dytë

Para se të niste takimet me socialistët apo inaugurimet e rastit, gjatë fushatës së 25 Prillit, kryeministri Rama kujdesej që në çdo qytet ku shkonte, të shihte më parë si bëhej vaksnimi masiv nëpër çadra. Me vete, merrte edhe drejtuesit politikë të PS-së.

Ndodhte shpesh, që falenderimet e të moshuarve për vaksinat kineze ndërthureshin me urimet për mandatin e tretë. Dhe sa më shumë afrohej dita e votimeve të 25 Prillit, aq më shumë intensifikohej fushata me dozat kineze. Qindra mijëra doza, kryesisht kineze u injektuan për më të moshuarit fillimisht e më pas për punonjës të shërbimeve të caktuara, si policë, gazetarë etj.

Në pak javë u arrit në disa qindra mijëra injeksione, madje Rama nxiti krahasimet e shifrave me vendet e rajonit për të treguar se vaksinimi ishte një sukses. Mosha për vaksinim u ul shpejt.

Por aq shumë u shtuan shifrat e qytetarëve që morën dozën e parë të vaksinës, sa kur erdhi dita që ata të marrin dozën e dytë, rezulton se vaksinat kanë mbaruar.

Nën ethet e fushatës së 25 Prillit, vaksinimi masiv nuk u ndal atëherë kur duhej të bëheshin llogaritë për dozën e dytë. Madje kryeministri Rama tha se kishte siguruar 1 milion doza ndërsa premtoi edhe një fabrikë të prodhimit të vaksinave.

Vaksinat kineze mbaruan, qytetarët i kthejnë mbrapsht për dozën e dytë

Sot, që qytetarët shkojnë në sheshin Skënderbej në Tiranë apo në sheshet e qyteteve të tjera për të bërë injeksionin e radhës, ata po përcillen masivisht, sepse vaksinat kineze kanë mbaruar. Të moshuarit nga 65 vjeç e sipër, që kanë radhën për të marrë dozën e dytë, lihen në pritje dhe pas kësaj, përzihen nga tendat raportoi Syri.net.

“Na përzunë, ikni se deri në orën 12 shërbejmë! i bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë të vërë dorë. Ne lamë punën e tani na thonë ikni në shtëpi! Jam 65 vjeç dhe jam në punë. Kam vaksinën e dytë dhe na përzunë për në shtëpi. T’i përgjigjet kësaj Ministria e Shëndetësisë. Ja data (tregon kartën). Na thonë ikni në shtëpi, nesër! Kam dy dtë që paraqitem” tha një 65 vjeçar për Syri.net.

Një tjetër qytetar, 68 vjeç, u shpreh: “Kam katër ditë që vij po shyqyr që e kam shtëpinë këtu. Jam 68 vjeç. Por mashtrojnë, e mbajnë popullin deri tani. Tani an thonë ik. Ja këtë bëjnë. Çfarë t’u thuash?! Ju (gazetarët) duhet të jeni të parët që ta ngrini zërin, sepse kaloi data 25 prill. Para datës 25 prill këtu nuk kishte këmbë njeriu. Sa kaloi data 25, nuk ka më. Nuk pyet më njeri. Data 25 është data e zgjedhjeve. Mashtruan për të marrë zgjedhjet dhe tha ai I zoti i këtij “bunkerit të madh” se po të vijnë “ata” – nuk do të kini vaksina! Dihet se çfarë bën ai. Ja bëri këtë, që sa mori votat … Kush ia dha votat xhanëm?! Po ashtu siç i mori – dhe tani e lënë popullin këtu siç e shikoni. “

Një zonjë ka treguar se ka tre ditë që shkon në çadrat e sheshit Skënderbej dhe i thonë të vijë nesër.
“Kam tre ditë e nuk ka vaksina. Që më 15 maj kam ardhur. Kam që në orën 9 e më thonë nuk ka vaksina, hajde nesër.” Në sfond: O çuni, ka vaksina apo nuk ka vaksina?!- “Të lëmë punën ne e të vijmë përsëri këtu?!

Infermieret i kanë thanë se vaksina kineze mungon edhe qytetarëve që folën për Abc. (VIDEO KETU)

“Më tha që të mos prisja kot, dhe pse sot kam datën për të marrë dozën e dytë të vaksinimit”, shprehet një qytetare.

“Kam tre orë që kam ardhur dhe më duhet të rri në këmbë, e vetmja arsye është se ka mungesë të vaksinës thonë qytetarët” u shpreh një tjetër.

Edhe në Elbasan është e njëjta situatë. Rreth 7 mijë persona kanë mbetur pa marrë vaksinën.

“Nuk ka thonë, i morën votat tani s’ka më vaksina. Kur ishin pa marrë votat kishte vaksina sa të dash tani prit gomar të të sjelli barë”, shprehet një qytetar.

“Këtu vetëm polici të sqaron, nuk vijnë ato të personelit. Polici na ka thënë ecni pas tre ditësh”, shprehet një e moshuar ndërsa vazhdon të presë në radhë për gazetaren e Euronews Albania.

“Kemi dy ditë që kemi ardhur. Nuk ka, nuk ka, sot erdhën”, tha një i moshuar.

“Erdhëm dje pyetëm atë policin, nuk ka tha. Thash kemi dozën e dytë, nuk ka tha vaksina”, tregon një pensioniste.

“Erdha të dielën edhe ndenja tre orë dhe nuk mbaruam punë. Ja prit, prit dhe në 11:00 pastaj na thanë nuk ka vaksina. Edhe dje po kështu”, shprehet një tjetër qytetar.

Shifrat zyrtare tregojnë se dozat kineze u përdorën të gjitha, pa llogaritur sasine e radhes

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë (18 Maj) se vaksinimi masiv po vijon me personat mbi 60 vjeç. Por aktualisht aplikohen dozat e Astra Zeneca. Vaksinat kineze duket se kanë mbaruar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 680 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 223 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Pjesa tjetër rezultojnë të jenë rreth 457 mijë persona.

Gjithsej Shqipëria ka marrë 400 mijë doza Sinovac dhe para 25 Prillit i përdori të gjitha. Deri në mbërritjen e sasisë tjetër, janë disa qindra mijëra persona që duhet të presin.

Kryeministri Rama premtoi se kishte gjetur 1 milion doza, madje do të ngrinte edhe një fabrikë të prodhimit të vaksinave, por deri më tani kanë mbërritur vetëm 400 mijë doza. Për të tjerat nuk ka një afat kur mbërrijnë.

Por çfarë ndodh nëse merr vetëm një dozë të vaksinës kineze?

Wall Street Journal në një shkrim të publikuar në datën 21 Prill të këtij viti i referohej rastit të Kilit, ku u aplikuan masivisht dozat kineze. Ndërsa merr rastin e një personi të prekur nga Covid pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kineze, media amerikane citon një mjeke të sëmundjeve infektive në Kili, e cila thotë: “Me vetëm një dozë, ne e dimë që mbrojtja është shumë e dobët” thotë Klaudia Kortes, që punon në një spital në Santiago.

Sipas autoriteteve kiliane që citohen nga Wall Street Journal mbrojtja nga vetëm një dozë kineze është 16%, pra shumë pak. Për këtë arsye, personat që kanë marrë vetëm një vaksinë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos u infektuar nga virusi./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook