Lidhu me ne

Kryesore

Belind Këlliçi: Rama nuk ka lënë mekanizëm, hile, marifet pa përdorur për të marrë të paktën 10 mandate në tavolinë

Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një intervistë këtë të martë me moderatorin e Fax News, Rezart Xhaxhiun, për të folur mbi pretendimet e PD-së për shkeljet zgjedhore në 25 prill.

Belind Këlliçi sulmoi qeverinë duke thënë se alternativës së PD-së për shembull për taksë të sheshtë 9%, ajo i përgjigjej me ofertën 50 euro për votë.

Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka lënë marifet, hile, apo mekanizëm pa përdorur në mënyrë që të siguronte të paktën 10 mandate në tavolinë.

Deputeti i zgjedhur i Tiranës theksoi disa nga mënyrat si Edi Rama e ktheu në masakër elektorale procesin zgjedhor të 25 prillit, duke përmendur marrëveshjen e 5 qershorit, parandalimit të koalicionit parazgjedhor, ndryshimit të kodit zgjedhor.

Belind Këlliçi kishte një kritikë edhe për ambasadorët. Ai tha se nuk mund t’i tregojnë atij ambasadorët sesi është realiteti në terren pasi e ka parë shumë mirë vetë me sytë e tij.

Një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ishte dhe lideri i Partisë Demokratike përtej vitit 2021. Këlliçi u shpreh se PD-së i duhet një lider perëndimor dhe që i qëndron fjalës së tij ne menyre te padiskutueshme.

Intervista e plote:

Rezultati? 622 mijë qytetarë që votuan kanë votëbesuar një program, një alternativë, sepse pala përballë nuk ka pasur oferta. Oferta jonë për të rikthyer taksën e sheshtë 9% barazohej me 50 euro për votë. Në çfarë shteti të botës, ke një forcë politikë që të thotë sdo të ul çmimin e karburantit me 40 lekë për litër dhe t’i jap jep forcës që të rrit çmimin me 50 lekë për litër dy javë mbrapa. Nëse ju ma shpjegoni këtë unë tërhiqem.

Pse nuk u krijua një frymë? Ka diçka. Edi Rama nuk ka lënë mekanizëm, hile, marifet pa përdorur për të marrë të paktën 10 mandate në tavolinë. Përmes ndryshimeve kushtetuese në 5 qershor, parandalimit të koalicionit parazgjedhor, ndryshimit të kodit zgjedhor. Përballë gjithë kësaj makinerie shtetërore. Një nga kandidatët përballë meje ka qenë Belinda Ballukku. Por unë nuk kisha vetëm Belinda Ballukun por të gjithe Ministrinë Infrastrukturës dhe drejtoritë në varësi të saj. Mund të jenë leje legalizimi më shumë se 8 vite bashkë në 30 ditë. I sfidoj kundërshtarët të vijnë të thonë një rrugicë të shtruar në Kombinat, Kashar, Yzberisht, Mëzezë, Ndroq.

Të më thonë një rrugë që kanë bërë. Ndërkohë në 30 ditët e fushatës nuk ka mbetur fadromë pa ardhur dhe pa hedhur asfalt elektoral. Një asfalt për të cilin taksapaguesi paguan 3-4-5 herë të njëjtjën rrugë. Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. 25 prilli është një masakër elektorale që nuk i shërben Shqipërisë. Të kthesh shit-blerjen e votës në një fenomën normal është një problem shumë i madh që do të përballemi në dekadat që vijnë nëse nuk reagojmë sot. Turp t’i vijë prokurorisë, prokurorisë së rretheve, SPAK-ut. Janë 40 çështje në SPAK, kemi 140 çështje në prokuroritë e rretheve. Kemi 20 dosje të dorëzuara në KQZ. Këta prokurorë, gjyqtarë, policë, hetues nuk e kuptojnë se po hedhin në erë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Si do vazhdojë beteja? Kemi dorëzuar një mal me letra. Kemi kërkuar që institucionet të mos flenë gjumë. Kontrollohen nga një individ i vetëm. Edi Rama këtu mbetet vetëm të shpallet zot. Nuk e di për çfarë rri më. Çfarë la pa vjedhur ky, që i duhej një mandat i tretë?! Kemi bërë gjithçka kemi pasur mundësi. Institucionet ligjzbatuese janë aty për të zbardhur. Çfarë kam parë unë me sytë e mi, çfarë kam vuajtur unë në fushatë, nuk ka ambasador që mund të më thotë sesi është realiteti. E di unë sesi është realiteti, jo ata që rrinë në hollet e restoranteve më të shtrenjta të Shqipërisë. E di unë se çfarë është bërë në zonat ku kam qenë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix7 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar7 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar7 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore13 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix14 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook