Kioske
Si favorizohen oligarkët?
Si favorizohen oligarkët?
Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë në gjenerimin e parave na afatshkurtër – kryesisht ke karburantet, por gjithmonë e më shumë edhe me ndërtime – po blinte një aset që kërkonte aftësi të mëdha menaxhimi.
Stafi i Sheraton kishte kaluar trajnime të vazhdueshme për të mbajtur lart standardin e logos që përfaqësonin. A mund ta bënte këtë edhe një kompani si Kastrati?
E vërteta, siç u duk shpejtë, ishte se Kastrati bleu hotelin jo për ta menaxhuar, por për të ndërtuar. Fitimi i vërtetë ishte trualli pas tij dhe ndërtimi masiv që po planifikohej.
Por atëhere lind pyetja: pse Sheratoni nuk vendosi të bënte një ndërtim të tillë vetë, nga ku mund të gjeneronte fitime shtesë e të rriste vlerën e asetit?
Përgjigja është e thjeshtë, lejet e ndërtimit i përfitojnë vetëm kompanitë e pushtetit. Biles, me shumë gjasa, leja e ndërtimit ishte dakordësuar që para se të kryhej blerja.
Kjo ëshë një histori e përsëritur. Aeroporti i Rinasit pësoi një zgjatje të kontratës koncesionare fill pas shitjes te Kastrati.
Sërish favoret e qeverisë jepen vetëm kur aseti zotërohet nga klientët e saj. Nëse doni të kuptoni si dhe pse ekonomia shqiptare nuk krijon zhvillim dhe mundësi të barabarta, mos shihni më larg se favoret e shumta ndaj Kastrati Group!