Lidhu me ne

Mix

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me shifra modeste ose publikojnë foto të produkteve.

Por ky nuk është rasti i moderatoreve të njohura, Arbana Osmani apo Luana Vjollca. Luana Vjollca paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i.


Në anën tjetër, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe kryesisht janë reklama ushqimesh, duke qenë se të gjithë e dimë edhe pasionin e saj për gatimin.

Deri më tani pagat e këtyre vajzave të ekranit janë të kuptueshme, por surpriza është Tea Trifoni, vajza që u bë e njohur në “Për’puthen”.


Tea kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në “Instagram”.

Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat. Gjithsesi, sot në “Instagram” gjithsecili ia vendos vetë shifrën postimeve të tij nëpërmjet numrit të fansave që ka, kështu që jo të gjithë kanë të njëjtin standard.


Por si hyri në tregun e parave Luana Vjollca, në këto tre vjet muzikë dhe biznes përveç televizionit. Gati tre vjet më parë, Luana Vjollca e mori seriozisht muzikën për të fituar para prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.


Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta, duke rritur kështu shikueshmërinë e saj në këtë rrjet social, që shërben si një burim parash më vete për Luanën.


Përveç romancës, të dy kanë pasur si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor me klipe dhe koncerte. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para disa viteve, kur ajo dhe Krenari festuan ditëlindjen e tij në Santorini.


Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyrë lidhjen me Krenarin, ishte në emisionin e saj kur tha se u qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Ndërkohë, tashmë është bërë publike se ajo dhe Krenari do të martohen në vjeshtë, gjatë një ceremonie lukzoze VIP.


Ndërkohë, edhe Arbana Osmani, si mjeshtre gatimi, e ka kthyer “Instagramin” në biznesin e saj fitimprurës, me reklamimin e produkteve të gatimit. Ajo ka përfshirë në video dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj, dhe dy djemtë, Jonin dhe Diellin, të cilët i ekspozon herë pas here në postimet e saj.


Ndërkohë që ajo ka bërë plane para lindjes së djalit që do t’i vërë në jetë së shpejti. Ato përfshijnë një ceremoni dasme me të ftuar VIP dhe ëndrrën që së fundi ka marrë formë vërtet, një restorant luksoz.


Partneri i saj, Eduart Grishaj, i ftuar në programin “Pushime on Top”, rrëfeu pak kohë më parë detaje nga jeta e tyre.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, tha ai.

Eduarti foli dhe për ndjesitë që përjetoi kur mori vesh se do të bëhej baba.


“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas, me kalimin e kohës, kthehet çdo gjë në normalitet dhe pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse s’i more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. A ka qenë periudhë sfiduese kjo për mua? Jo, ka qenë periudhë shumë e mirë. Unë vazhdoj dhe ha gjëra të mira të gatuara nga Arbana. Sepse unë vetëm i shijoj gatimet dhe maksimumi shkoj deri në market për të marrë produktet. Kaq bëj unë”, tha regjisori.

E nuk ka shumë mistere në këtë pikë, pasi me postimet e tyre të gatimit të recetave të shumta, ata jo vetëm kanë shtuar numrin e ndjekësve, por edhe të fitimeve nga “Instagrami”. Dhe le ta mbyllim me Tea Trifonin, vajzën e “Për’puthen”, e cila pas heqjes së kileveve të tepërta, u kthye në vajzën më të përfolur për lidhjet e saj të komplikuara, nga Andi e deri te Bearti.

Fakti që Tea Trifoni është kthyer në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë që prej hyrjes së saj në “Për’puthen”, shpjegon edhe çmimet që ajo i ka vënë vetës për pastime në “Instagram”.


Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat mjaft detaje nga jeta personale. Së fundmi, Tea ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqarit. Ajo që u vu re ishte se shoqëruesi i saj, ishte gazetari i Enea Protopapa, me të cilin u dukën mjaft të afërt gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë se kohë më parë, rrjetet sociale u mbushën me lajmet se Tea ka pasur një lidhje me të, për të cilat reagoi më pas edhe gazetari.


“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni). Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin të dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy… ama, kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është super gocë dhe është me fat ai që e ka në krah!”, tha Enea.


/Panorama Plus

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook