Kryesore
A janë të legalizuara Shtëpitë e Surrelit?
Analisti Vehap Kola ka bërë një koment mbi deklaratën e kryeministrit për shembjen e ndërtimeve pa leje. “Nuk u desh as të mbushet muaji që të niste prishja e 110 mijë shtëpive të palegalizuara.
U ngrit Struktura e Posaçme për Kontrollin e Territorit nga Policia e Shtetit.
Ndërtimet pa leje do të konfiskohen për interes publik (lexo: shtetëzohen).
Shtetasit që ndërtojnë pa leje do të dënohen me 15 vjet burg dhe do të përjashtohen nga punësimi në shtet për 5 vjet“.
Në një replikë ironizuese, ish ministri Ylli Manjani ka ngritur pyetjen, nëse shtëpitë e Ramës në Surrel janë të legalizuara.