Kritike
“Basha nuk u bë lider”/ Blendi Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.
Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.
“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn.