Lidhu me ne

Aktualitet

PD kërkon zgjedhje të reja në Shkodër| Zbulohen emrat e njerëzve që blenë votat

Partia Demokratike të dielën i kërkoi KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 9 qarqe dhe në atë të Shkodrës të shpallet i pavlefshëm dhe të përsëritet votimi.

Kjo kërkesë argumentohet me faktin se sipas PD procesi zgjedhor nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.

Sipas dosjes së dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për qarkun e Shkodrës, partia më e madhe opozitare në vend ka nënvizuar se ‘në tërësinë e shkeljeve të ligjit, si shitblerja e votës, përdorimi i personave me precedentë kriminalë, përdorimi i paligjshëm i administratës, vjedhja dhe përdorimi kriminal i të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimi i paligjshëm masiv dhe sistematik i parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve dhe përdorimi i lejeve të legalizimit për vota, cënuan rëndë procesin zgjedhor, duke ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore Qarku Shkodër’.

Sipas PD-së, këto shkelje dhe pasojat e tyre përmbushin kriteret e kërkuara nga nenet 160 dhe 161 të Kodit Zgjedhor për shpalljen e pavlefshmërisë se zgjedhjeve dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Demokratët pohojnë se fashikuj të tërë me fakte provojnë atë që opozita e quan ‘një masakër elektorale’ e projektuar dhe zbatuar nga kryeministri Rama, nga Partia Socialiste dhe administrata e saj në pushtet, një regjim, që kontrollon gjithë sistemin shtetëror.

‘Veçanërisht e vërtete është kjo për Qarkun Shkodër ku diferenca ndërmjet PSD dhe PD ishte 2074 vota për mandatin e deputetit, ndërsa numri i votave të pavlefshme 6112 vota’, bën me dije PD.

Sipas saj, këto vendime të marra në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, cënuan rëndë procesin zgjedhor, duke diktuar një rezultat në shpërputhje me vullnetin e zgjedhësve.

Në dosjen e depozituar nga PD në KQZ, theksohet se ‘janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shtetasit Benet Beci, kandidat për deputet i renditur i treti në listën shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodër, Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës, Mark Frroku, person me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë, Ndue Luka, Lek Luka, Zef Luka, Vasil Muslia, Drejtor i HEC Fierzë, Shkurt Lasku, pronar i hoteli në Bicaj, Ndriçim Lasku, punonjës i Njësisë Administrative Qerret, Bashkia Pukë, Arben Guga, Këshilltar në Bashkinë Pukë, Florian Kolaj, Administrator i Njësisë Administrative Qelëz, Bashkia Pukë, Sokol Frroku, shofer i kryetarit të Bashkisë Pukë, Dritan Frroku, pronar i ‘Odës së Kabashit’, Njësia Administrative Rrapë, Bashkia Pukë dhe Dake Hajdari (Curri), të cilët me veprime konkrete kanë konsumuar veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’ dhe ‘Korrupsionit aktiv në zgjedhje’’.

1 / 2
PrevNext
Partia më e madhe opozitare, kujtojmë se përveç Shkodrës, ka kërkuar rivotim edhe në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.

Gjithashtu, Partia Demokratike i cilësoi si antikushtetuese ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke theksuar se ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit, sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baraz me afro 8 mandate deputetësh.

Partia Demokratike tha se qeveria pamundësoi votat e emigrantëve shqiptarë në tërësi dhe deri tek karantina 3 ditore për të penguar në kufi emigrantët të vinin në atdhe fizikisht për të votuar.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza si përpjekje të opozitës për të justifikuar humbjen.

Përfaqësues të Partisë Socialiste pohuan se partia e tyre e fitoi një mandat të tretë falë reformave në sistemin gjyqësor, dhe menaxhimit të krizave që sollën tërmeti i 2019 dhe pandemia 2020 e në vazhdim.

Të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve deklaruan në raportin paraprak se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

Vëzhguesit thanë se morën shumë pretendime për shitblerje votash. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan.

Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, pohuan ata.

Nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi.

/Botuar në Panorama

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix3 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix4 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix4 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar7 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar7 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook