Lidhu me ne

Kryesore

Zëri i Amerikës: Arsyet se pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe

Partia Demokratike e opozitës i kërkoi sot KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe të përsëriten votimet në këto zona.

Partia më e madhe opozitare kërkoi rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.Bashkë me kërkesat, Partia Demokratike e opozitës dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një seri dosjesh me ankesa për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare pohuan se fashikuj të tërë me fakte provojnë atë që opozita e quan “një masakër elektorale” e projektuar dhe zbatuar nga kryeministri Rama, nga Partia Socialiste dhe administrata e saj në pushtet, një regjim, që kontrolon gjithë sistemin shtetëror.

“Depozituam qindra prova dhe fakte, që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet. Provat shkojnë nga angazhimi i shtetit dhe administratës në shërbim të PS-së, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë” – pohuan juristët e Partisë Demokratike.

Ata cilësuan si antikushtetuese ndryshimet e Kodit Zgjedhor, si dhe theksuan që ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baraz me afro 8 mandate deputetësh.

Partia Demokratike tha se qeveria pamundësoi votat e emigrantëve shqiptarë në tërësi dhe deri tek karantina 3 ditore për të penguar në kufi emigrantët të vinin në atdhe fizikisht për të votuar.

Po sot edhe LSI ankimoi procesin zgjedhor të Beratit dhe kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në atë qark. Më herët LSI kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve në zonën e Gjirokastrës.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza si përpjekje të opozitës për të justifikuar humbjen.

Përfaqësues të Partisë Socialiste pohuan se partia e tyre e fitoi një mandat të tretë falë reformave në sistemin gjyqësor, dhe menaxhimit të krizave që sollën tërmeti i 2019 dhe pandemia 2020 e në vazhdim.

Të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve deklaruan në raportin paraprak se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

Vëzhguesit thanë se morën shumë pretendime për shitblerje votash. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan.

Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, pohuan ata.

Nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi. VOA

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook