Lidhu me ne

Radar

Vende për t’u vizituar: Manastiri i Shën Vlashit

Nga The Ballkanista 

Vende për tu vizituar: Manastiri i Shën Vlashit

Manastiri i Shën Vlashit ndodhet në Shijak, të Durrësit. Ai përfshin disa ndërtesa të bardha me çati me tjegulla, të vendosura në një nga kodrat më të larta.

Unë isha me fat që arrita ta vizitoj Manastirin, falë mikpritjes së At Emanuel Lapanxa, gruas së tij Nestilda, vajzës Kasiani dhe mikes simë Alexandra, e cila është vetë i martuar me At Stephanos Ritsi një prift në Tiranë.

Ishte një ditë e bukur, e ngrohtë, vere dhe ne patëm mundësinë të eksploronim vendin, të shijonim një vakt të përzemërt në kantinë dhe ndërkohë fëmijët të luanin në bar. Ishte një mundësi e mrekullueshme për të mësuar rreth Manastirit, historisë së tij dhe punës që ata kanë bërë për të ndihmuar shqiptarët ndër vite.

Shkatërrimi i ndërtesave origjinale

Mbetjet e kishës origjinale datojnë në Shekullin e 16-të, ose edhe më herët. Sot, ka shumë pak nga rrënojat e vitit 1967, ku manastiri ishte një nga të parat vende të besimit që u dëmtuan nga egërsia e regjimit komunist.

Me vendim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, më 22 nëntor 1976 feja u shpall e paligjshme dhe u vendos që manastiri të shkatërrohej dhe vendasit u urdhëruan ta shkatërrojnë atë.

Shumë refuzuan, por të tjerë nga vende aty pranë erdhën dhe e shembën. Kishte rreth 87 murgj dhe priftërinj në Shqipëri para shkatërrimit të tij, por pas rënies së komunizmit, mbetën vetëm 8. Pjesa tjetër u vranë, u burgosën ose u larguan.

Një nga vendet fetare që u zhduk gjatë spastrimit ishte Shkëmbi i Martirizmit ku Shën Vlashi u martirizua. Thuhej se shkëmbi lëshonte vajra dhe mirrë. Askush nuk e di se çfarë ndodhi me të, por disa mendojnë se u hodh në detin Adriatik, domethënë nuk ka asnjë shpresë për ta rikthyer ndonjëherë atë.

Pavarësisht shkatërrimit të këtij objekti, u përfol se besimtarët trima ngjiteshin në kodër për t’u lutur në mes të natës, duke vendosur qirinj rreth perimetrit të ndërtesave të shkatërruara.

Procesi i Rindërtimit

Manastiti

Pasi regjimi komunist ra, manastiri filloi procesin e rindërtimit. Në vitin 1991, shkolla teologjike Ringjallja e Krishtit u hap së bashku me një bibliotekë të vogël. Fatkeqësisht, të gjithë librat e vjetër tashmë ishin djegur.
Por, sot, biblioteka e re e krijuar përmes dhurimeve ka rreth 20,000 libra në gjuhën shqipe, angleze dhe greke. Rindërtimi i manastirit dhe shkollës teologjike siç është sot u bë midis viteve 1996 dhe 2003.

Shkolla më në fund është akredituar pas rreth 30 vjet përpjekjesh. Ata punojnë në bashkëpunim me Universitetin Logos dhe aktualisht kanë 20 nga mosha 18 vjeç e lart.

Shtëpia e Shpresës

Manastiri është gjithashtu shtëpia e Shtëpisë së Shpresës e krijuar nga organizata e Jetimëve të Kishës Fryma e Dashurisë. Ndërtesa strehon 17 fëmijë midis moshës 5 dhe 20 vjeç. Ata nuk janë të gjithë jetimë – disa kanë ardhur përkohësisht ose janë larguar nga familjet e prekura nga droga, alkooli, abuzimi ose çështje të tjera serioze.

Fëmijët që banojnë në Shen Vlash janë me prejardhje të përzier fetare. Pasi diplomohen këtu, ata mudn të ndjekin shkollë në Gjirokaster dhe Bullarat për të vazhduar shkollimin. Ata kanë kampe verore, aktivitete, muzikë dhe marrin një arsim. Atyre gjithashtu u sigurohet mbështetje, kujdes shëndetësor dhe ndihmë sociologjike dhe psikologjike për të ndihmuar në trajtimin e ndonjë traume.

Pasi arritëm në Shtëpinë e Shpresës, fëmijët na pritën me një kënge dhe na ofruan ëmbëlsira dhe pije të përgatitura prej tyre.

Ndërtesa ishte e dekoruar me piktura, orendi të këndshme, dhe vepra arti nga fëmijët, të mbështetur nga anëtarët miqësor dhe të buzëqeshur të stafit.

Duke dëgjuar histori të tmerrshme për jetimoret në Shqipëri, u lumturova që pashë një mjedis kaq të këndshëm me fëmijë që ishin të lumtur dhe të qeshur, megjithë shanset që jeta u ka dhënë atyre.

Puna humanitare

Manastir

Por, Manastiri është shumë më tepër sesa një ndërtesë fetare. Gjatë tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, kisha hapi dyert e saj për familjet e shpërngulura dhe njerëzit nga zona lokale. Të vendosur në një nga zonat më të goditura, ata strehuan rreth 200 njerëz deri në fund të shkurtit.

Anëtarët e kishës u mobilizuan shpejt për të siguruar shtretër, kujdes shëndetësor, kujdes psikologjik, kujdes për fëmijët, aktivitete dhe ushqim për ata që nuk mund të kthehen në shtëpi. Tani shumica e njerëzve janë në banesa me qira dhe dhjetëra ndërtesa të zonës janë shënuar me një kryq të kuq, çka do të thotë se dotë shemben.

Edhe manastiri nuk mbeti i paprekur nga tërmeti. Një nga ndërtesat e mëdha u dëmtua rëndë me çarje të mëdha të dukshme në muret e jashtme. Tani është i rrethuar dhe do të duhet të shëmbet ose të rindërtohet.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë hapur dyert e tyre për ata në nevojë. Gjatë luftës në Kosovë, Manastiri strehoi refugjatët që largoheshin nga dhuna e serbëve.

Një vend mrekullish

Manastir

Rreth, Manastirit ka lule dhe hapësira të mëdha të hapura, ku fëmijët mund të luajnë. Aty është qetë dhe natyra përreth He dhe ofron një pamje të bukur të fshatit.

Prifti, At Emanuel Lapanxa më tregoi kishën kryesore. Të gjitha punimet e drurit dhe ikonografia janë përpunuar nga vendasit.
Kisha i trajnon ata për krijimin ikonave, duke punësuar shumë persona të komunitetit.

Ai më thotë se në Manastir kanë ndodhur një numër mrekullish, veçanërisht raste të fëmijëve të shëruar dhe çifteve që kanë mundur të kenë fëmijë.

Rreth Kishës ka disa pemë të larta. Në Evropë, këto pemë vendosen zakonisht rreth kishës për shkak të lartësisë së tyre. Kjo e bën të lehtë lokalizimin e kishës në çdo qytet ose fshat.

Gjithashtu në bazë të Manastirit janë disa ndërtesa të përdorura si qendra konferencash, një stadium i vogël, një kantinë, akomodim dhe hapësira për fëmijë dhe takime. Shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur këtu ndër vite, përfshirë 17 vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Vëllazërisë Ortodokse Botërore të Rinisë, dhe Komisionit të Përbashkët për Dialogun Teologjik Anglo-Ortodoks.

Sot, asnjë murgj nuk po jeton në manastir për momentin edhe pse anëtarët e klerit bëjnë vizita në shtëpitë e fshatit. Në manastirin ngjitur, u përshëndetëm nga një murgeshë, një nga disa që jetojnë atje. Në zemrën e tij, manastiri ka një kopsht të bukur të mbushur me trëndafilave me aromë të fortë dhe me ngjyra të ndritshme.

Për ata që janë në zonë, ia vlen një udhëtim për të parë këtë vend paqësor. Puna që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në vend është për tu lavdëruar dhe unë e pashë vetë punën e tyre me fëmijët.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix5 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix5 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix5 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar6 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix6 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar6 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix7 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix7 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar7 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook