Temporal
Meta, Armiku i dobishëm i Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll PS

Nga Admir Malaj
Ata qe sot me shume anatemojne Meta-Kryemadhin jane ata qe me shume kane perfituar prej tyre. Prishje ne “pazar” apo mosmirnjohje nuk merret vesh.
Po ne te tjeret qe nuk kemi perfituar gje direkt apo indirekt, apo ndoshta kemi qene dhe viktima te menyres se tyre te qeversjes?
Ne me se shumti jemi indiferente.
Si do perfundoje?
Mendoj se cfare do gjeje te behet, ka per te pasur shume pak reagim publik, edhe pse personalisht mendoj se nuk do te ndodhe gje.
Meta-Kryemadhi jane shume te rendesishem per Ramen, ashtu si Berisha, sepse shume-syresh brenda Partise Socialiste, per inat apo frike, shtrengojne rangjet dhe forcojne unitetin e partise, perballe armiqve te jashtem.
Vetem nese prishen konjukturat nderkombetare dhe fillon integrimi i vertete, atehere mundet te ndodhe dicka, e cila mund te perfundoje dhe me gjetjen e armiqve te brendshem te partise.