Lidhu me ne

Kryesore

Murrizi: Shqiptarët e shitën votën për një brisk rroje në muaj

I ftuar në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se në zgjedhje ka pasur blerje të votave që kanë nisur nga 50-300 euro me para publike.

Murrizi tha se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete nga denoncimet që po bëhen deri më tani dhe se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

Murrizi: Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë.

Murrizi shtoi se kemi një numër shumë të lartë të votave të pavlefshme, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite, që sipas tij konvertohen në rreth 9 mandate.

Murrizi: Ne kemi një numër shumë të lartë të votave të pavlefshme, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite. Kaq shumë vota, do të thotë rreth 9 mandate. Prandaj ne kemi arsye që të dyshojmë. Unë jam krenar që nuk do të jem në këtë parlamentin e ri, me ato figurat e reja intelektuale. Sërish ke plot në Kuvend njerëz që e nisin emrin me shkronjë të vogël dhe e përfundojnë me të madhe. Ka edhe nga ata që paraqesin në CV patentën e trilerit. Këta do të jenë gjithmonë në Kuvend. Partitë që dorovitën mirë morën mandate. Ky do të jetë parlamenti i KÇK-së.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook