Aktualitet
Leonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar.
Di Caprio është shprehur se ky status “do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit”.
Aktori e shoqëroi postimin me një artikull të organizatës “Global Wildlife Conservation” të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si “New Scientist” apo “Chemistry World Magazine”.
Në artikull përmenden edhe protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.