Mix
Këmisha e bardhë, 5 mënyra për ta veshur këtë javë
Sharon Stone në mbrëmjen e çmimeve Oscars të vitit 1998 zgjodhi të vishte një këmishë të bardhë Gap brenda një fundi maksi Vera Wang dhe e çoi përdorimin e një prej elementeve bazë të gardërobës, këmishës së bardhë në një stad tjetër.
Vitet e fundit, këmisha e bardhë klasike është modernizuar dhe përshtatur në kombinime nga më të ndryshmet, ndaj edhe është e vështirë të thoni se keni qenë të parat që e keni veshur me një mënyrë të re. Megjithatë keni shumë mundësi ta vishni me elegancë dhe stil.
Më poshtë do të gjeni 5 kombinime të cilat mund t’i provoni gjatë kësaj jave.