Lidhu me ne

Kioske

“Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet ! Por nuk do t’i gezohet gjatë…”

Nga Agron Gjekmarkaj

Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti , “Rilindja” dhe “të fortet” u bënë një ! Te gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze ! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe

Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.
Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk) !

Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !! Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni ! Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë!

Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë! Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit! E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja!

Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses! Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi! Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon !

Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 ! Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij !! Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve! Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur etapat !!!

Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet ! Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdo
kush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë ! Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh ! Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix11 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix11 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix11 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix11 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix11 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix12 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix13 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar13 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar13 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook