Kryesore
Nëse zgjedhjet bëhen si në Medellin të Kolumbisë atëherë asnjë opozitë s’ka për të fituar

Dr. ERLIS ÇELA
Mazhoranca kërkon që ne ta mbyllim gojën për masakrën elektorale qe ajo prodhoi ose ta zhvendosim diskutimin të pamundësia e opozitës për ti bë ballë makinerisë së vjedhjes dhe blerjes së votës. Për ta fitorja duhet të amnistojë moralish çdo lrim zgjedhor. Ajo dëshiron që debati të përqëndrohet te e ardhmja e lidershipit të të opozitës.
Do që vetë demorkatët të grihen me njëri-tjetrin dhe media të na i serviri këtë si reality show politik të radhës, me shpresën se kështu do vazhdojë zullumet pa u vënë re. Unë mendoj se kush ka humbur duhet të mbajë përgjegjësitë, të bëjë analizën dhe të nxjerrë mësimet. Ky është një proces që nuk lidhet me procesin e demaskimit dhe faktimit të masakrës zgjedhore. Janë dy procese që mund të ecin paralelisht dhe të mos kushtëzojnë njëri-tjetrin.
Madje opozita dhe lideri saj ka detyrimin primar tu vërtetojë shqiptarëve çdo krim zgjedhor që ka ndikuar në rezultatin e 25 prillit. Në të kundërt do tradhëtonte ata 760 mijë shqiptarët që votuan kundër mandatit të tretë të Ramës. Opozita ka kusuret e saj por nuk mund të fajësohet pse mazhoranca bleu votat. Nëse zgjedhjet bëhen si në Medellin të Kolumbisë atëherë asnjë opozitë ska për të fituar.