Lidhu me ne

Temporal

Kur populli duartrokiste pushkatimet politike

Kur populli duartrokiste pushkatimet politike

Prillin e vitit 1968, Shkodra vuante në heshtje dënimin e klerikëve dhe intelektualëve të dashur, por pati dhe njerëz që mbushën sallën dhe hapësirën para kishës së motrave stigmatine për të duartrokitur vendimin e gjyqit komunist. Ky gjyq çoi në pushkatim dy klerikë dhe në burgje, për shumë vite, të akuzuarit e tjerë …

Ka diçka që mund ta bëjë edhe më të turpshëm dhe më të dhimbshëm vendimin e një gjykate që dënon të pafajshmit. Është duartrokitja e publikut që miraton këtë vendim…

Kjo ndodhte prillin e vitit 1968 në Shkodër, kur gjykata shpalli vendimin për Dom Zef Bicin, Dom Mark Dushin, Dom Mark Hasin, At Gegë Lumën, Dom Frano Ilian, Alfons Radovanin dhe Kol Marlacajn. Që më datë 1 të atij muaji, dosja hetimore e të pandehurve i kishte kaluar për gjykim Gjykatës së Qarkut.

Pas tetë muaj hetimesh dhe në ndonjë rast, edhe pas një viti, të pandehurit do mësonin vendimin e gjykatës. Gjyqi u zhvillua gjatë katër ditëve, në Kishën e Motrave Stigmatine të kthyer në klub rinie, por që ndonjëherë shndërrohej edhe në sallë gjyqi, si ndodhi ato ditë prilli.

Gjatë diktaturës, janë zhvilluar shumë gjyqe me dyer të mbyllura, por ky nuk ishte nga ata. Dënimi i klerikëve, një vit pasi feja ishte shpallur e paligjshme, duhej të ishte një shfaqje me publik të gjerë, ndaj dyert u hapën plotësisht dhe jashtë ndërtesës u vunë altoparlantë për ata që salla nuk i nxinte.

Më 25 prill, Gjykata e Qarkut Shkodër, me kryetar Nuri Resmja, i shpalli gjithë të akuzuarit fajtorë. Vendimet e gjykatës, si për ta bërë edhe më të turpshme atë skenë, u shoqëruan me duartrokitjet e publikut brenda dhe jashtë sallës.

Thuajse të gjithë klerikët që gjykoheshin në këtë proces, kishin qenë edhe më parë të dënuar. At Gegë Luma përmendet si një nga të dënuarit e kampit të Bedenit, që funksionoi në vitet 1948-1950 e ku një nga brigadat përbëhej nga 29 priftërinj katolikë të ardhur nga burgjet e Shkodrës.

Edhe Dom Mark Hasi ishte dënuar në vitin 1946 dhe ishte dënuar me shtatë vite burg. Gjithashtu, në vitet e para të regjimit, ishte arrestuar edhe Dom Zef Bici. E kishin akuzuar se kishte blerë kontrabandë nga një hajdut i ndërmarrjes “Mihal Duri”.

E kishin mbajtur tetë muaj në hetuesi dhe kur në gjyq, kleriku kishte paraqitur të regjistruar të gjithë bisedën e kontratës së blerjes së letrës, e kishin liruar, jo duke e shpallur të pafajshëm, por me një dënim për aq ditë burg sa kishte kryer.

Megjithatë, nëse herën e parë arritën të dilnin nga burgjet dhe t’i ktheheshin shërbimit klerikal, tani regjimi nuk do t’ua lejonte.

Dom Zef Bicin e arrestuan më 4 korrik 1967 duke e akuzuar se kishte mbajtur lidhje «me spiunazhin italian dhe pikërisht me kryeagjentin Bartolini, funksionar i Ambasadës Italiane në Tiranë». Më 25 prill, gjykata e dënoi me pushkatim për «tradhti të lartë ndaj atdheut» dhe si «agjent të Vatikanit».

Megjithëse, vuante nga kanceri në gjendrën e qafës e për këtë arsye ishte operuar dy herë në spitalin e Tiranës, siç shkruan në librin e vet At Zef Pllumi, u ekzekutua me 10 maj të vitit 1968.

Eshtrat e klerikut, bashkë me ato të Dom Mark Dushit, mikut të tij që në vitet e rinisë kur shërbenin si ndihmësfamullitarë në Tiranë e deri në orën kur dëgjuan vendimin e dënimit me pushkatim, u gjetën 25 vjet më vonë, më 12 shtator të vitit 1993, në një fushë të Dobraçit. Vetëm atëherë, klerikët iu kthyen kishës e prehen edhe sot në Kishën e Zemrës së Krishtit në Tiranë.

Dom Mark Hasi nuk arriti të dalë i gjallë nga burgu. Ai ndërroi jetë në vitin 1981, në burgun e Ballshit. Në këtë varg fundesh të dhimbshme që diktatura u caktoi klerikëve katolikë, ishte thuajse mrekulli ajo që i ndodhi klerikut njëkohësisht etnograf dhe përkthyes, Frano Ilia, i cili arriti të mbijetojë dhe, me vendosjen e demokracisë, iu kthye shërbimit shpirtëror.

Ai u emërua Ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Shqipëri më 25 prill 1993. Shumë duartrokitje të sinqerta gëzimi dhe vlerësimi janë dëgjuar me siguri atë ditë.

Ndosha tingulli i tyre do ketë zbutur disi jehonën e dhimbshme të duartrokitjeve që shpërthyen 25 vite më parë, po në 25 prill, në Gjuhadol.

Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi u dënuan me pushkatim, siç shkruan faqja e “Vendit të dëshmisë dhe kujtesës”, ndërsa Dom Frano Ilia dhe Dom Mark Hasi me 25 vite burg.

Botuar më parë në Kujto.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 minuta më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix10 minuta më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix18 minuta më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar21 minuta më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix25 minuta më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar39 minuta më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Radar2 orë më herët

Kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Radar2 orë më herët

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Radar2 orë më herët

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”

“Si Lenka Çuko” – Neomalsorja që u kandidua nga Rama reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati...

Mix22 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Facebook