Lidhu me ne

Kritike

Dëshira jote për t’u bërë lider, apo nevoja e tjetërkujt për të të bërë lider, nuk mjafton.

SIA – STOPPABLE Nga Edi Oga

May be an image of 1 person and standing

Dorëheqja është veti e liderave të vërtetë! Lider lind, lider nuk bëhesh!Lider nuk është një vend pune!Dëshira jote për t’u bërë lider, apo nevoja e tjetërkujt për të të bërë lider, nuk mjafton. Ti duhet të dish çfarë kërkohet nga një lider e të veprosh si një i tillë. Ti duhet të dish si fitohet dhe të punosh pa hequr dorë asnjë çast për fitoren.

Nëse fitorja vjen, ‘glory to you’! Nëse ajo nuk vjen, ty si lider të ka mbetur në dorë vetëm akti i dhimbshëm por i fundit burrëror, ai që të lejon të mbahesh mend si ish-lider dhe jo si burracak; dorëheqja!

Një lider që nuk dorëhiqet kur duhet, nuk ka qenë kurrë i tillë! Një lider nuk është lider, nëse vihet në diskutim gjithë kohën nëse është apo jo një i tillë! Unë nuk jam anëtar partie. Unë nuk kam votuar për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar partie dhe nuk kam asnjë tagër politik për të kërkuar largimin e tij. Unë thjesht kam humbur besimin tek mundësitë e tij për të fituar dhe do ta kem të vështirë për ta votuar në të ardhmen.

Megjithatë, unë besoj se Partia Demokratike është një alternativë e shkëlqyer qeverisëse për këtë vend dhe se i ka të gjitha mundësitë të prodhojë një lider fitues! Jam i bindur se ajo do të gjejë zgjidhjen më të mirë për lidershipin, sapo të kalojnë këto ditët e reagimeve emocionale dhe të vijnë ditët e analizës racionale!

MË TEPËR

Temporal9 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar9 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike11 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet11 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske12 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar13 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar13 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar13 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook