Aktualitet
Zheji: Largimi i Bashës nga PD dhuratë për Ramën
Analisti Artur Zheji ka deklaruar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet të japë dorëheqjen pavarësisht humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Siç u shpreh Zheji dorëheqja e Bashës do të ndihmonte kryeministrin Edi Rama.
“Kjo është një situatë jo e mirë për PD-në. Gabimet janë të thella që nga djegia e mandateve te mos garimi për njësitë lokale. Por do të ishte luks i madh dhe i pavend, dhuratë ndaj Ramës, të fillojë konflikti për pasardhësin e Bashës. Kjo do të çonte në përçarje të PD-së”, tha Zheji.