Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet në autokraci nuk i fitojnë opozitat.


Nga Sonila Meço

Që zgjedhjet e përgjithshme të fitohen nga opozitat në autokraci nuk gjen dot shembuj rishtarë.
Ndodhi në Gambia në 2016 ku opozita pas 22 vjetësh rrëzoi presidentin, por ky është përjashtimi dhe jo rregulli.

Autokracitë e fuqishme të lindjes janë bërë lojtarë gjithnjë e më të fortë tregjesh dhe politike globale, gjë që dobëson presionet ndërkombëtare për demokraci dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Një autokraci përballohet duke ushqyer opozitat, që nuk janë vetëm parti politike, por edhe organizata, shoqëri civile, media, intelektualë e qytetarë të angazhuar. Ndaj çdo zë që rreshtohet në opozitë nuk mund të jetë relativizues, me dogma “fajin e kanë të gjithë”, me skema brenda llojit, teori konspirative dhe me një tundim të thellë për t’u joshur nga luksi autokratik, përkundër dëshirës sipërfaqësore, apo hipokrite për ta luftuar.

Ndaj nëse nuk jetoni dot në autokraci, shpëtimi i vetëm është opozita e ndjerë, nga partitë tek qytetarët dhe çdo organizim përmidis.

Zgjedhjet në autokraci nuk i fitojnë opozitat, por është ngjarje e madhe që opozitat të forcohen nga zgjedhjet në zgjedhje. Dhe kjo e tremb aq shumë autokracinë, sa të gjithë makinerinë propagandistike ta furnizojë mjaftueshëm me karburantin e markës: “Fajin për humbjen e opozitës e ka opozita”

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix14 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore15 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar16 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix17 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar17 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar19 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix19 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore20 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix20 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook