Lidhu me ne

Kryesore

Ti e di mirë ça do ky popull, shkoji deri në fund se kaq meritojnë! Zoti ta shtoftë ymrin dhe rrofsh sa malet, shtypja kokën eunukëve, kështu e duan, kërrbaç dhe kërbaç!

Nga BoldNews.al

Edi Rama - Home | Facebook

Tanimë që zgjedhjet u mbyllën dhe shqiptarët e thanë fjalën e tyre, redaksia jonë ka menduar ti kërkojë falje Edi Ramës, pasi shqiptarët treguan se ne e kishim gabim dhe ai kishte të drejtë. Për të qënë më të qartë dhe të ndershëm, së paku me lexuesit tanë, ne do të rendisim dhe disa arsye për këtë vendim në dukje të pazakontë.

Të kërkojmë ndjesë që erdhe në 2013 me premtimin për 300 mijë vende pune dhe me sa duket kundër çdo lloj ligjësie i sfidove statistikat duke mos e mbajtur si premtim, por duke i bërë shqiptarët ta besojnë.

Të kërkojmë ndjesë që çmimin e energjisë nga 76 lekë të vjetra për kilovat e çove 95 lekë të vjetra. Ne e kuptuam këtë sikur ti e rrite çmimin e energjisë, në fakt, të varfrit e këtij vendi e kuptuan si ty në masë – se ua ule.

Të kërkojmë ndjesë që të anatemuam kur ti fute policinë në Lazarat njësoj si skenarët e filmave të “Hollivud-it”, duke e pastruar atë fole kanabisi, ndërkohë që kanabizove të gjithë Shqipërinë. Teoria jote ‘hiqe drogën nga pak duar dhe shpërndaje në sa më shumë duar’ pati mirëkuptim të plotë me shqiptarët.

Të kërkojmë ndjesë që riktheve në polici njerëz të inkriminuar nga bota e malavitës, që riktheve xhelatët e sigurimit të shtetit. Ne e dënuam dhe paralajmëruam këtë, ndërsa shqiptarët e përkrahën dhe përqafuan.

Të kërkojmë ndjesë që kundërshtuam reformën tënde administrative ku shërbimet e qytetarëve shkuan edhe më larg dhe më keq seç ishin, ndërkohë shqiptarët e panë këtë si mundësi për të dalë nga pak më larg se fshati dhe krahina e tyre. Pavarësisht se kostot ekonomike janë rritur në kurriz të tyre, ata e përqafuan disa herë radhazi këtë reformë.

Të kërkojmë ndjesë që akuzuam dy ministrat e tu të brendshëm si njerëz të lidhur me malavitën. I pari nëpërmjet kushërinjve të tu. I dyti nëpërmjet vëllait të tij. Ti ua lexove mendjet shqiptarëve! Ata i duan tipat e fortë si gangster, pse jo të kenë lyer edhe duart me gjak. I mbrojte në fillim ministrat e tu për ti hedhur pastaj si prezervativ tutje pasi s’të duheshin më.

Të kërkojmë ndjesë që të akuzuam se kandidove njerëz të lidhur me botën e krimit në parlament dhe bashkitë e Shqipërisë. Shqiptarët i duan trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit.

Të kërkojmë ndjesë që të blasfemuam se sulmove në CNN Donald Trumpin. Ky stan këtë bulmet ka. Ne kujtonim me naivitetin tonë se Amerika eksportonte demokraci, ti ishe shumë i qartë, e dije mirë që ata donin stabilitet. Ty të frymëzonte sjellja e tyre ndaj Sadamit e Gadafit, ne naivët na frymëzonte Martin Luterkingu.

Të kërkojmë ndjesë që ne shihnim lavdi të diplomatët e bashkimit europian, ndërkohë që ti ishe një hap para. E dije që ata ishin ca burokratë të rëndomtë që kishin gjetur El Doradon e tyre në prag të pensionit.

Të kërkojmë ndjesë që mbërtheve me të dy krahët e tu të gjatë të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi. Ti e përqafove fort me dashurinë tënde deri në asfiksim duke mos lënë fare për ne shqiptarët e tjerë ta dashuronim dhe ne pak. Po ne mund ta dashuronim po vetëm sipas shëmbëlltyrës tënde. Ti zgjodhe aty njerëzit më besnikë të tarafit tënd, të partisë tënde dhe të regjimit të vjetër të Barba Pilos. Ne menduam që ti po bëje një grusht shteti mbi pushtetin gjyqësor, shqiptarët menduan se ti po u sjell drejtësinë hyjnore biblike.

Të kërkojmë ndjesë që ne thamë: drejtësia e re është e kapur e shantazhueshme. Ti u investove që ikona të krimit dhe oligarkisë të vënë ndër këmbë drejtësinë e re. Ti kishe të drejtë: shqiptarët u ekzaltuan, thanë “bravo u qoftë, s’ke ç’thua, janë të zotë”.

Të kërkojmë ndjesë që dëmet e tërmetit ti dhe sekti yt i pa si një mundësi, ndërsa ne si një fatkeqësi. Shqiptarët u kënaqën që ti ua le fqinjët për dy dimra në qiell të hapur. Ata i eksitoi shumë kjo gjë saqë inxhinierët e tu që i nxore nga antikiteti i lashtë si zombi, jepnin këshilla dhe ekspertizë të pavarur e cila shkonte gjithmonë me vijën e pagabueshme të partisë. Në fund të fundit çdo populli bën partia dhe ç’thotë partia bën populli.

Të kërkojmë ndjesë që ti zaptoje ekranet me orë të tëra me broçkullat e tua, ne mendonim se ti s’duheshe dëgjuar, ishe dëshpërimisht i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Ata të dëgjonin gjithë sy e veshë gojë hapur. Shihnin te sytë e tu dritën e iluminimit të përjetshëm.

Të kërkojmë ndjesë që të akuzuam se me timonin dhe tepsinë ti nënkuptoje të gjithë pushtetin për vete. Ndërkohë që shqiptarët u ekzaltuan pasi ti le Ilir Metën dhe të tijtë jashtë tepsisë.

Të kërkojmë ndjesë që e ktheve vendin në PPP dhe tendera superkorruptiv, shqiptarët u lumturuan për këtë shpikje tënden.

Të kërkojmë ndjesë që të akuzuam se po manipuloje shifrat e Covid-it, vdekjet e flamosura. Ti ishe në të drejtën tënde! Si duket njerëzit pa ngjyrë dhe pa gjak çoç po prisnin ti hiqnin qafe të moshuarit që kishin në shtëpitë e tyre.

Të kërkojmë ndjesë që të akuzuam për 10 mijë vdekje më shumë gjatë periudhës kovidiane, ti solle vaksinën kineze dhe tamam si në Kinën komuniste nuk ka rëndësi se sa vdesin, por sa numëron partia.

Të kërkojmë ndjesë që e ktheve edhe pandeminë në një mundësi të artë për të bërë para për tarafin tënd, pasi ndonjë Lekë i shkoqur rridhte edhe për të tjerët, në fund të gjithë ishin të lumtur. Motoja jote ‘ta kthejmë në avantazh çdo fatkeqësi’ funksionoi edhe një herë. Për shqiptarët mjafton suksesi yt, s’ka fort rëndësi nëse ngrihet mbi fatkeqësinë e tyre.

Ka dhe qindra arsye të tjera që mund të kërkojmë ndjesë, nga ligjet e reja që tkurrin liritë dhe të drejtat deri të dhuna e shfrenuar policore dhe gazi lotsjellës mbi protestuesit kundërshtar dhe njerëzve që mbronin shtëpitë e tyre. S’ja dalim dot ti shkruajmë të gjitha. Në fund të fundit, ty të votuan dhe ata të Astirit.

Të kërkojmë ndjesë që mendojmë që në çdo vend sadopak normal një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar si kjo e jotja pas tetë vitesh s’do merrte dot as 10% të votave, por ti ja dole të tregosh se nëse drejton një turmë eunukësh, do i trajtosh si të tillë.

Ti e kishe mirë që i frikësove mjeranët për një vend pune në shtet të të jepnin votën, të punonin për ty, të bënin fushatë për ty, të mos flinin gjumë për ty. Ti e bëre mirë që u fole për gogolin e Saliut atyre që në 8 vite s’përfituan asgjë nga qeverisja jote, por prapë ata ishin në vijën e parë të sulmit ndaj kundërshtarit. Ti e vure tamam në zbatim atë thënien e famshme komuniste: edhe bar do hamë dhe armikut nuk ja shtrijmë dorën.

Ti kishe të drejtë edhe një herë kur vendose të na ktheje në provincë të Erdoganit, ku shqiptarët. përdhunuesit e Perandorisë osmane. turqit selxhukë të ardhur nga Aiza e vogël i quajnë vëllezër. Ti s’ke asnjë lidhje me krishtërimin dhe islamin po arrite në emër të Krishtit dhe Muhametit tua merrje votat të ashtuquajturve besimtarëve të devotshëm.

Ti e di mirë ça do ky popull dhe ua dhe, po ua jep, shkoji deri në fund se kaq meritojnë! Shqiptarët ty të meritojnë! Zoti ta shtoftë ymrin dhe rrofsh sa malet, shtypja kokën eunukëve, kështu e duan, kërrbaç dhe kërbaç!

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore19 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar19 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook