Radar
Kur At Zef Pllumi thoshte: Pa iu ndërruar truri këtij populli, s’kemi si të hyjmë në Europë
Tashmë që janë mbushur 12 vjet nga vdekja e tij, At Zef Pllumi na rikthehet në kujtesë, jo vetëm si martiri i Kishës Katolike, si njeriu që u shpëtoi gjallë burgjeve të komunizmit, por edhe si njeriu i shqetësuar për ardhmërinë e Kishës dhe të njerëzve të vet. At Zef Pllumin e gërryente ideja që populli i tij nuk ngrihej kundër atyre gjërave që i dukeshin të padrejta.
Dosja.al ka publikuar këtë video të At Zef Pllumit, fratit françeskan. “Penda e Artë” e trilogjisë ‘Rrno vetëm për me tregue’, thoshte se pa një elitë të kulturuar ky vend nuk mund të ecë përpara.
A ka aktualitet kjo thënie e tij edhe sot? Shikoni politikën shqiptare dhe zgjedhjet e fundit dhe gjykoni.