Kritike
Ermal Hasimja: Prostitutat e shesin trupin më shtrenjtë se shqiptarët votën
TIRANE- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja thotë se fitorja e tretë e Edi Ramës ka ardhur për shkak të shqiptarëve që sipas tij kanë shitur votën. Në një postim në rrjetet sociale, Hasimja i cili thotë se një punonjëse seksi e shet trupin më shtrenjtë sesa shqiptari votën.
POSTIMI I PLOTË:
Ushtrim 1: Një prostitutë e shet trupin për 10.000 lekë.
Një shqiptar e shet votën për 5.000 lekë.
Gjeni sa shqiptarë blihen me moralin e një prostitute.
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit deri më tani është 74 mandate për PS, 59 për Partinë Demokratike, 4 për LSI dhe 3 PSD.