Kryesore
Andi Bushati: Zgjedhjet u blenë nga një euro e madhe, një votë arriti deri në 500 euro
Analisti Andi Bushati, i ka cilësuar këto zgjedhje si të blera nga euro e madhe që u dha votuesve.
Në Top-Channel, Bushati foli për masakër elektorale, ndërsa u shpreh se PS do të fitojë më shumë mandate sesa rezulton nga projeksionet e deritanishme.
“PS mund ta ketë fitore edhe më të madhe. Arritja e 25 prillit është se u bënë zgjedhjet si tender pa garë, se i vendos një njeri. Unë nuk jam i surprizuar. Dje opozita fliste për fitore, unë thashë se do kemi masakër. Kur në Tiranë u vjedh të dhënat 900 mijë personave, nuk pret ndonjë gjë tjetër. Kur sheh video si ato që publikoi sot Vetëvendosje, ti e kupton se çfarë masakre po bëhet. Këtu zgjedhjet i ka blerë një para e madhe. Rezultati po del më i thellë se ExitPollet, që këtu duhen parë votat e blera.”, tha Bushati në OPEN.
Dhe dy ditët para zgjedhjeve u fol se një votë arriti në Laprakë deri në 500 euro.
Krejt mafia, koncensionet, lejet e ndërtimit ,etj kontribuan në mandatet e PS.