Aktualitet
Soreca: Presim me qetësi rezultatin njësoj si Presidenti
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca përgëzoi procesin e numërimit dhe votimit elektronik një njësinë numër 10 në Tiranë. Soreca, në një deklaratë për median, nga qendra e numërimit në shkollën e Kuqe në Tiranë, shprehu bindjen se ky sistem do të shtrihet në të gjithë vendin në të ardhmen.
Soreca deklaroi se po pret me qetësi rezultatin e zgjedhjeve njësoj si “udhëheqësit politik në Shqipëri, përfshirë edhe Presdientin”.
Ai kërkoi edhe vazhdimin e numërimit “pa probleme dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin”.
Gjithashtu, Soreca vlerësoi pjesmarrjen e lartë në zgjedhje pavarësisht pandemisë.