Kritike
Kreshnik Spahiu / “Haram e paçin ata që kanë shitur votën për 50 euro”
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura se Rilindja ka blerë vota.
Spahiu thotë se për 10 mandate, PS-së duhet të ketë blerë 100 mijë vota, që përkthehen në 100 mijë qytetarë, mbështetës të PD-së.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai “mallkon” demokratët që kanë shitur votën për 50 euro.
“Shit-blerja votave.
Ankohen se qeveria paska blerë vota.
10 mandate = 100.000 vota
Nëse 100.000 demokrat janë shitur për 50 euro, harram e paçin edhe 100 vjet të jetojnë me atë pushtet”, shkruan Spahiu.