Kryesore
“Ethet” e rezultateve të zgjedhjeve, parashikimet në katër Exit Poll-e të ndryshme
Ndërsa prej orës 19.00 ka përfunduar votimi në të gjitha qendrat e votimit, në disa media kanë nisur kalkulimet e para duke përllogaritur të dhënat paraprake nga Exit Poll-et.
Sipas këtyre rezultateve, PS mbetet forcë e parë, por opozita e bashkuar, PD dhe LSI del fituese e zgjedhjeve.
Exit Poll II i Rtv Ora&Noto: Nga përpunimi i 90% të të dhënave të Exit Poll Rtv Ora dhe Antonio Notos opozita e bashkuar mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve dhe pse PS parti e parë.
PS ka 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6%.
Të dhënat për partitë e tjera janë si më poshtë:
PSD 0.5-2.5%
Thurje 0-2%
Parti të tjera 1.5-3.5%
Exit Poll i SYRI TV: Sipas Ubo Consulting PD ka marrrë një fitore të madhe në Tiranë, duke marrë 17 mandate.
Ndarja në rang kombëtar:
65-PS
63-PD
10-LSI
2-PSD
Exit Poll i Euroneës Albania: Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll me 80% të të dhënave të përpunuara vijojnë si më poshtë:
Partia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave
Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave
Levizja Socialiste për Integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave
Partia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave
Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.
Rezultati i Exit Poll në Top Channel: Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate