Lidhu me ne

Gatime

Probleme me tretjen? Këto lëngje janë zgjidhja ideale

Fruit 释义| 柯林斯英语词典

Fibra është elementi kyç i një sistemi të shëndetshëm tretës. Mungesa e saj ndikon kryesisht në lëvizjen e zorrëve dhe shkakton konstipacion.

Në kombinim me ujin, fibra mundëson një tretje të shkëlqyer dhe më pak probleme me stomakun. Ky kombinim i artë gjendet tek frutat dhe perimet të cilat jo vetëm kanë rol hidratues por edhe përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin.

Lëngjet më të mira kundër konstipacionit

Ekspertët, kanë listuar tre lëngjet më të mira krejt natyrale që përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin.

Lëngu i mollës

Një mollë mesatare ofron 4.4 gramë fibër dhe 18 gramë sheqer. Mollët përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe A, por edhe pektinë e cila është fibër e tretshme që vë zorrët në lëvizje. Ju mund të shtrydhni mollën me gjithë lëkurë për të marrë një lëng të pasur me fibër. Mollën mund ta përzieni edhe në lëngje me fruta dhe perime për të marrë më shumë ushqyes dhe shëndet të mirë.

Lëngu i limonit

Limoni është i pasur me vitaminë C, një antioksidant që përmirëson lëvizjet e zorrëve. Lëngun e limonit mund ta tresni në ujë dhe ta pini rregullisht. Mjafton të shtrydhni gjysëm limoni në një gotë me ujë të vakët dhe ta pini atë çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Duke klikuar këtu mund të mësoni përfitime të tjera të ujit me limon.

Lëngu i kumbullës

Lëngu i kumbullës është shumë efikas kundër konstipacionit. Përveç lëngut, ekspertët thonë se ngrënia e 100 gramë kumbulla në ditë përmirëson jashtëqitjen, Përveç fibrës, kumbullat ofrojnë edhe magnez dhe kalium të cilat përmirësojnë lëvizjen e shëndetshme të zorrëve. Për përgatitjen e lëngut ju duhen 300 gramë kumbulla dhe 2 litra ujë. Ju mund t’i zieni ato për disa minuta dhe më pas t’i përzieni në mikser për të marrë një lëng të trashë, të shijshëm e plot vlera. Lëngun mund ta ruani në frigorifer për disa ditë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske6 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar6 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix6 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix6 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar7 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix7 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske7 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet7 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore7 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook