Mix
Manjola Nallbani i dedikon këngë mjekëve që shpëtuan jetë
Manjola Nallbani ka publikuar këngën e saj më të re dhe është një dedikim për mjekët që këto kohë të vështira kanë shpëtuar jetë.
“Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë,”-shprehet Manjola.
Në kohë kaq të vështira një këngë për mjekët të bën të ulësh dhe ta dëgjosh me respekt dhe padyshim që meritojnë vlerësimin më të madh për jetët që kanë shpëtuar nga pandemia e Covid-19.