Kryesore
Diaspora e papërfaqësuar në zgjedhje: Unë nuk kam zë, voto dhe ti për mua
Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë që do të zhvillohen nesër.
Kujtojmë se disa javë më parë, kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit Diaspora nuk do të votojë. Celibashi deklaroi një muaj më parë se Shqipëria nuk e ka Diasporën, sepse nuk është e regjistruar dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve që duhet ta kishin bërë punën e tyre më mirë.
Një shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë, Kosta Papa ka bërë thirrje që kushdo që jeton në Shqipëri të votojë, të votojnë dhe për të pasi Diaspora nuk ka zë.