Radar
Albana Vokshi: Rama pa program, qytetarët duhet ta refuzojnë më 25 prill
Kandidatja për deputete e PD-së, Albana Vokshi, është e bindur në fitoren e demokratëve. Në kërkim të mandatit të katërt, Albana Vokshi foli në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, rreth fushatës zgjedhore, e cila sipas saj, sa u përket rivalëve u karakterizua nga mungesa e një programi.
Jepen alternativa për biznesin, për taksat, për arsimin, për shëndetësinë. Tani është zero. Është një fyerje për qytetarët. Ata duhet të refuzojnë një forcë që nuk propozon një alternativë. Lulzim Basha ka shpalosur një program të detajuar për çdo sektor. A e ke dëgjuar Ramën të thotë çfarë do të bëjë në një sektor të caktuar? Ne do të fitojmë bindshëm. Unë do të doja që zgjedhjet të mbahen në një atmosferë të qetë.