Lidhu me ne

Kioske

Statistikat/ Brenda 45 vitesh, suedezët bëhen pakicë në vendin e vet

Sweden

Në Suedi, për disa dekada, vendasit do të bëhen minorancë. Statistikat në vendin nordik tregojnë një rritje të pandërprerë të imigracionit, i cili karakterizohet nga një numër më i lartë lindjesh, gjë që vë në rrezik vetë kulturën suedeze.

Hulumtimi i fundit akademik që sugjeron se suedezët do të jenë një pakicë në vendin e tyre në më pak se 50 vjet. Dikur kombi më homogjen i Evropës, Suedia mund të bëhet kështu një vend simbol i multikulturalizmit.

Sipas projeksioneve të Buletinit Gjeografik të vitit 2018, deri në vitin 2065, totali i suedezëve vendas do të ketë rënë me qindra mijëra nga shifrat aktuale, në rreth 7 364 000 ndërsa numri i myslimanëve (parashikimi si 3 903 000) dhe ata që kanë lindur jashtë vendit ose nga dy prindër të lindur jashtë vendit (3 791 000) do të jenë rritur ndjeshëm në krahasim me nivelet ekzistuese.

Një vështrim i shpejtë tregon se suedezët vendas janë më të shumtë në numër.

Akademiku finlandez,  Kyösti Tarvainen, shkruan në të përditshmen suedeze Folkbladet, se në vitin 2100, myslimanët dhe suedezët vendas do të barazohen në numër.

Sipas dy metodave demografike, suedezët etnikë do të bëhen kështu një pakicë në 45 vjet nëse imigracioni aktual vazhdon. Sipas llogaritjes me modelin e saktë, do të ketë aq myslimanë sa edhe suedezë etnikë në 2100.

Historikisht në Suedi, grupi më i madh i huaj kanë qenë finlandezët, të cilët përmes martesave me vendasit dhe ngjashmërive kulturore u asimiluan. Por situata ka ndryshuar vitet e fundit. Në 2019, 88% e emigrantëve në Suedi ishin joperëndimorë dhe 52% ishin myslimanë.

Kjo do të thotë shoqëri paralele me kultura paralele dhe rrjedhimisht edhe mënyra të ndryshme jetese.

Emigracioni i viteve të funditka sjellë si pasojë një përzierje kulturash në shumicën e vendeve të Europës. Qendra e Kërkimeve Pew parashikon që myslimanët do të jenë grupi kryesor fetar me rritjen më të shpejtë deri tani, me një rritje të vlerësuar prej 70 për qind të madhësisë së popullsisë, krahasuar me vetëm 34 përqind të të krishterëve në vendin e dytë deri në vitin 2060. Në vitin 2010, popullsia myslimane në Evropë ishte rreth 43 milionë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook