Lidhu me ne

Radar

Shkak kryesor sjellja e shoferëve! Aksidentet u rritën me 83% në mars 2021!

Në muajin Mars 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 94 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 59,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2021, është 418 persona nga 360 persona, duke u rritur me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.Featured image of article: Shkak kryesor sjellja e shoferëve! Aksidentet u rritën me 83% në mars 2021!Aksident22 Prill, 2021 7:10

Muaji mars i këtij viti pa një rritje të dukshme të numit të aksidenteve në raport me marsin e vitit të shkuar. Ky kërcim me më shumë se 83 për qind lidhet me faktin që më shumë se gjysma e marsit të vitit të shkuar ishte periudhe karantine duke kufizuar lëvizjen e mjeteve për shkak të pandemisë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për Aksidentet Rrugore tregojnë se ka edhe një rritje të fataliteteve ku të paktën 58 persona humbën jetën në rrugë në periudhën janar-mars.

“Në muajin Mars 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 65 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2020, duke u rritur me 83,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në tremujorin e parë të vitit 2021, numërohen 323 aksidente rrugore nga 264 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 22,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 94 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 59,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2021, është 418 persona nga 360 persona, duke u rritur me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Mars 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 10 persona të vdekur në Mars 2020. Në tremujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 58 persona nga 39 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Por cilat janë arsyet e aksidenteve. INSTAT raporton se në muajin Mars 2021, aksidentet rrugore, në 79,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 34,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 19,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 12,3 %, krahasuar me një vit më parë.

MONITOR

MË TEPËR

Kryesore39 minuta më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar47 minuta më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix22 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime22 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix23 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix23 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix23 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar1 ditë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Facebook