Lidhu me ne

Kioske

Praktikat e propagandës totalitare në fushatën e Ramës

Belina Budini  |   

Belina Budini

“Vende të vogla si Shqipëria në rajonin e Ballkanit, kanë zakonin e keq që prodhojnë gjithnjë një “big brother”. Kështu shkruan “The Economist” në një artikull për Shqipërinë, duke përdorur cinizmin e zakonshëm për të ilustruar kontradiktën dhe anormalitetin shqiptar. Përmasa simbolike e vendit shihet se bie ndesh me grandomaninë e figurave politike që prodhon, nën sindromën e “vëllait të madh”, që nga Ahmet Zogu, tek Enver Hoxha, Sali Berisha e deri tek i fundit, Edi Rama. Koncepti i “big brother”, që u bë i famshëm pas publikimit të veprës së njohur të George Orwell, “Viti 1984”, përdoret sot për të përshkruar çdo figurë predikuese apo autoritare që ushtron tej-kontroll dhe mbikqyrje mbi shtetasit e vet. Rrjedhja në media e bazës së të dhënave me akses qeveritar të Partisë Socialiste dhe “ushtrisë” së patronazhistëve të saj, është ilustrimi më i plotë i sindromës së “vëllait të madh” që është riprodhuar me Ramën në pushtet. Ndjesia e survejimit për ata që kanë përvojën e të jetuarit në mënyrë koshiente nën diktaturën komuniste është mbytëse, ndaj rikthimi i kësaj praktike diktatoriale ka ngjallur jo pak pështjellim në opinionin publik.

Ndër shfaqjet e shumta që ka orkestruar ose i është dashur të improvizojë përgjatë karrierës së vet politike, kjo e “big brother” mund të jetë më akrobatikja për Edi Ramën, në kontekstin e një fushate elektorale gjithaq akrobatike, pas 8 vjetësh cirk edhe në qeverisje. Është shfaqja që e ka nxjerrë zbuluar pikërisht në sindromën e vet kryesore, atë të “vëllait të madh” që e përdor kontrollin dhe pushtetin si të drejtë natyrore. Në komunikim e tij politik nuk është se kanë munguar simptoma të ngjashme si për shembull ajo e “mësuesit të madh” sidomos në terma të shijes dhe estetikës totalitare, në traditën e spikapur të ish-diktatorit Hoxha si “mësuesi i popullit”, madje edhe sjellje, gjuhë e gjeste orientaliste prej “sulltani” në forume e përballje publike me artistë, gazetarë, intelektualë, aktivistë, të rinj dhe të reja, pa iu ndarë as modelit të “pop-star”-it, sjellje që e shpërfaq rregullisht, sidomos në kohë fushate. Është pa dyshim një prej liderëve politikë me më shumë shtresa sa i përket repertorit të komunikimit dhe sjelljes politike. I ka mbijetuar një morie skandalesh dhe krizash të njëpasnjëshme, duke i përdour të gjitha rrugët dhe mjetet në dispozicion, jo vetëm si produkt mediatik. “Big Brother’-i i PS konfirmon pikërisht kërkimin dhe përdorimin e këtyre mjeteve dhe rrugëve të tjera për garantimin e pushtetit, qofshin këto edhe metoda të paligjshme!

Shenjat dhe simbolet totalitare janë lehtësisht të dallueshme edhe në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Duke nisur nga gjuha verbale, të cilën e ka pranuar edhe vetë, që është shtypëse dhe deri tek elementët e skenografisë së fushatës me një simetri që të kujton paradat e Majit dhe estetikën totalitare. Kësaj estetike i përgjigjen edhe ceremonialet a përurimet e “veprave të mëdha” ndonëse ende të papërfunduara si aeroporte e plane rrugore. Pavarësisht se nuk ka bilanc mbresëlënës në këtë drejtim, puna me prodhimin e imazheve 3D të sjell sërish në mendje praktikat e propagandës komuniste me anë të imazheve të “botës së re” si në një lajtmotiv soc-realist. Kurimi i imazheve të fushatës deri ne detajet më të imtësishme, filmimet në plane të afërta dhe të largëta me një cilësi dhe teknikë të kushtueshme, nuk janë mesazhi në vetvete. Përmes tyre kërkohet të ngulitet ideja e “punës” dhe “organizimit” edhe pse sistemi totalitar si u aplikua në Shqipëri ishte modeli i shpërdorimit të energjive njerëzore dhe inefiçencës në terma konkrete. Energjia e kanalizuar për ndërtimin e imazhit dhe propagandës nuk përkthehet domosdoshmërisht në mirë-administrim apo mirëqenie për njerëzit, sikurse dihet. Ajo i shërben kryesisht narrativës së suksesit të liderit, por jo suksesit ekonomik dhe social të vetë individit.
Për më tepër, imazhet e suksesit virtual në terma të komunikimit, sado të sofistikuara qofshin, nuk mund të mbulojnë mungesën e bilancit në raport me premtimet. Rezultatet e sondazheve të deritanishme e reflektojnë këtë kundërshti në numra shqetësues për PS-në dhe duket se janë edhe arsyeja për luhatjet në strategjinë e komunikimit, që ka ndjekur Rama përgjatë fushatës, ku dallojnë veçanërisht kapërcimet nga qasja denigruese ndaj kundërshtarëve tek ajo ftuese e bashkëpunuese brenda pak ditësh. Axhustimi i vazhdueshëm i teknikave të komunikimit përkundrejt këtyre treguesve nuk e ka mbuluar as një lloj nervoziteti dhe tendosje pikërisht në pikën e tij më të fortë, atë të komunikimit, sikurse u pa edhe në intervistën e fundit përballë gazetarit Babaramo, duke e ndërprerë intervistën, i pakënaqur dukshëm nga stili dhe metoda e të pyeturit. Nuk është herë e parë që i ndodh të gjendet në vështirësi të pakapërcyeshme përballë gazetarëve në studio, por është hera e parë që largohet nga një e tillë.

A është kjo shenjë e pamjaftueshmërisë së komunikimit për të zgjidhur apo mbuluar gjithçka që nuk ka shkuar si duhet në rrugëtimin e tij të pushtetit? Vështirë të mohohet se në kufijtë e shterrimit të energjisë për të bindur, kartës së komunikimit të Ramës i mungojnë tanimë kreditet për të fituar besimin e humbur të opinionit publik dhe të elektoratit, sikurse tregojnë edhe sondazhet. Ekspozimi i praktikave të propagandës totalitare nuk është e vetmja arsye për humbjen e besimit të opinionit publik ndaj Ramës dhe qeverisjes së tij, por duket se kjo është karta që e mund pikërisht në pikën e tij më të fortë, atë të komunikimit. Evidentimi i këtyre praktikave në formën e tyre më të plotë përmes publikimit të bazës së të dhënave private të zgjedhësve që disponon partia-shtet, u bënë hit-i i kësaj fushate përmes rrjedhjes së të dhënave në media dhe në rrjetet sociale. Reminishenca e të shkuarës që mbartin këto praktika të tipit “big brother” zor se mund të përballen më me anë të komunikimit. Vendet e vogla si Shqipëria mund të kenë vërtet zakonin e keq që prodhojnë gjithnjë një “big brother”, sikurse shkruan “The Economist”, por shembjen e idhujve e kanë gjithashtu sport të preferuar, referuar sërish biblës së lajmeve ndërkombëtare kur shprehet se “Albanians love success and are quick to change sides if they suspect failure”, pra se “shqiptarët e duan suksesin dhe janë të shpejtë në ndërrimin e krahëve kur nuhasin dështimin”…

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport3 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix3 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar3 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar3 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore3 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook