Lidhu me ne

Temporal

Rastet e lejeve të ndërtimit për resorte në Velipojë. Sa i kapur është shteti në këto raste?! Vizion zhvillimi apo rrënim! / Nga: Imeldi Sokoli, Urbanist

Nga: Imeldi Sokoli, Urbanist

Imeldi Sokoli

Para pak kohësh ‘Transparency International’ nxori një raport mbi korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit dhe ligjet e bëra me porosi, duke analizuar aferra korruptive konkrete dhe si mbështeteshin këto raste me baza ligjore të dyshimta. Duke lexuar këtë dokument nisur edhe nga profesioni i urbanistit, më lindi pyetja nëse ka ligje apo procedura ligjore të porositura të cilat lidhen me sektorin e zhvillimit të territorit apo me sektorin e ndërtimit. Për të dhënë një përgjigje të shpejtë mjafton të kërkosh për një tjetër raport i cili është hartuar nga ‘Global Initiative’ i cili flet mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit. Sipas përllogaritjeve nga viti 2016 deri në 2018 pastrimi i parave lidhur me sektorin e ndërtimit shkon në 1.6 miliardë euro ku një pjesë e madhe përfaqësohet nga ndërtimi në sektorin e turizmit. 

Për ta kontekstualizuar më shumë diskutimin, në Bashkinë Shkodër, konkretisht në Plazhin e Velipojës kemi një leje të miratuar dhe një tjetër në proces miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të dyja këto leje ndërtimi parashikojnë zhvillimin e resorteve turistike në brezin ranor të plazhit.

Rasti i parë ka të bëjë me lejen e ndërtimit me vendim nr 15, datë 26.01.2021 për objektin: Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër” me subjekt zhvillues shoqërinë “Imperial Group” sh.p.k. me sipërfaqe rreth 11.3 ha, si investim strategjik me procedurë të veçantë. Ndërtimi i këtij resorti pamvarsisht procedurës së veçantë si investim strategjik bie ndesh me kriteret e zonës së Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna dhe të territoreve ligatinore përreth tij, shpallur me VKM nr. 682, datë 2.11.2005. Këto kritere janë të përcaktuara qartë në Ligjin 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” në nenin 48 të tij ku ndalohen të gjitha llojet e ndërtimeve në nënzonën qendrore të kësaj kategorie të zonave të mbrojtura. Në bazë të këtij neni kemi një shkelje të pastër të ligjit dhe të VKM mbi zonën e mbrojtur. Duket që kjo nuk funksionon për personat me precedent penal të cilët fshihen pas këtij investimi. Ky projekt është gjithashtu edhe në kundërshti me dokumentet e planifikimit të territorit siç janë Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Shkodër, Plani i Përgjithshëm Kombëtarë “Shqipëria 2030” si dhe Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin të cilët nuk parashikojnë ndërhyrje në këtë zonë në respektim edhe të zonës së mbrojtur. Për ti hapur rrugë këtij investimi Qeveria Shqiptare ndërmori një fushatë prishjesh të objekteve të përkohshme të cilat funksiononin si ‘beach bar’ në brezin ranor, një akt i cili demostroi edhe një herë që shteti përdoret si vegël për ti paraprirë investimeve të tilla të jashtëligjshme dhe mjaft dyshuese për raste të pastrimit të parave. 

Hartë nga projekti “Silver Sand Resort” i klasifikuar si investim strategjik  

Rasti i dytë ka të bëjë me fillimin e procesit të marrjes së lejes së ndërtimit me anë të instrumentit të Planit të Detajuar në Zonë me Rëndësi Kombëtare në Baks-Rrjoll me Vendim të KKT nr.3 datë 23.10.2019 sipas Ligjit 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”. Në pikën 1 të nenit 18 të këtij ligji thuhet se Planet e Detajuara për Zona të Rëndësisë Kombëtare (PDZRK) hartohen në përputhje me dokumentet kombëtare të planifikimit, për menaxhimin, me qëllim mbrojtjen, prezervimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Ndërkohë në rastin konkret sipas Dokumentit të Planit të Detajuar të Zhvillimit të zonës kemi parashikime ndërtimesh intensive siç janë resortet turistike të cilat në asnjë mënyrë nuk kanë si qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qendrueshëm të këtyre zonave por të kundërtën, dëmtimin e rëndë të habitateve të këtyre zonave duke i vendosur në presion ndërtimi. Si të mos mjaftonte kjo, përsëri kjo zonë është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Lumit Buna dhe të territoreve ligatinore përreth tij, shpallur me VKM Nr. 682, datë 2.11.2005 e cila nuk lejon asnjë ndërhyrje të tillë në territor. Edhe në këtë rast subjekti që kërkon të zhvillojë projektin është në pronësi të një njeriu aktiv në politikë po ashtu i dyshar si person i përfshirë në vepra penale. Instrumentin e PDZRK sipas Ligjit 107/2014, e gjejmë të aplikuar edhe në zona të tjera siç janë Zonat e Ranës së Hedhun në Shëngjin, në Ishull-Shëngjin, në Tale, në Spille, në Grykëderdhje të Lumit Ishëm dhe në Lagunën e Nartës. Në të gjitha këto raste kemi hartime të projekteve për ndërtime intensive në brendësi të zonave të mbrojtura gjë që bie në kundërshti jo vetëm me Ligjin 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” por edhe me vetë Ligjin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. 

Përsëritja e këtij precedenti në zona të mbrojtura mjedisore të cilat janë po ashtu shumë të lakmueshmë për tu ndërtuar më bën të mendoj se abuzimi i përsëritur me këtë instrument mund të jëtë i ideuar enkas për të legjitimuar këto shkelje të pastra ligjore nga individë që kanë influencë në politikë. Për të legjitimuar këto projekte të jashtëligjshme vjen edhe goditja finale që është Vendimi nr.10 i KKT me datë 28.12.2020 “Për miratimin e kufijve të zonave të mbrojtura” që zvogëlon territorin e zonave të mbrojtura pikërisht në ato zona ku po hartohen këto instrumente të PDZRK.  Fenomeni i pastrimit të parave nëpërmjet sektorit të ndërtimit ka arritur në pikën ku porosit edhe investime publike në shërbim te këtyre zonave në një kohë ku të gjitha investimet për insfrastrukturat ndihmëse duhet të kryhen nga subjektet zhvilluese. 

Hartë nga dokumenti i Planit të Detajuar të Zhvillimit në Zonë të Rëndësisë Kombëtare në Baks-Rrjoll, Velipojë 

Pamvarsisht se këto projekte i përkasin instrumenteve të planifikimit kombëtarë, bashkitë duhet të ftohen nga organet qendrore të planifikimit të territorit të bashkërendojnë procesin dhe të marrin pjesë në vendimarrjen për dhënien e lejeve të ndërtimit por në praktikë nuk ndodh një proces i tillë. Në thelb, nga njëra anë Ligji 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore’’ i ka lënë territorin si kompetence vendore bashkisë, nga krahu tjetër, bashkia përjashtohet nga vendimmarrja për territorin e saj. Ligjërisht duhet të ndodh procesi i decentralizimit ndërkohë në praktikë kemi centralizim. Në realitet kemi kthim në diktaturë, ku pushteti vendor ishte thjesht ekzekutiv i urdherave nga niveli qendror. E njejta gjë ndodh dhe në këtë rast pasi qeverisjes vendore nuk i lejohet që të shprehet për ndërhyrjet në territorin e saj.

E meqenëse jemi në fushatë elektorale kam degjuar shpesh togfjalëshin “Vizioni për Shkodrën” nga partia në pushtet. Ju lutem kursejini këto fjalë sepse e gjitha kjo mësipër nuk është vizion por rrenim i potencialit të jashtëzakonshëm turistik që ka vija bregdetare e Bashkisë Shkodër. Qeveria është e kapur nga persona të inkriminuar që duan të “pastrohen”. Ajo që po kërkoni të bëni është as më shumë e as më pak një “Golemizim” të Velipojës, kjo e shprehur në mënyrë eksplicite edhe nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi me shprehjen se e dua Velipojën si Antalia. Shumë nga ju mund të përpiqeni të gënjeni popullatën e thjeshtë me broçkulla elektorale por këto skema nuk mund tja shisni dot profesionisteve të fushës, sigurisht nëse ka të tillë që nuk shiten. http://Podiumi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook