Lidhu me ne

Radar

Mësoni të shkruani një CV si njeriu që e shpiku atë, Da Vinçi

The Painter and the Scientist: Unraveling the Myths About Leonardo Da Vinci  ‹ Literary Hub

Dokumenti i parë i marketingut personal në histori i ka rezistuar kohës si një shembull efikas se si duhet ta shisni veten te një punëdhënës i mundshëm

Leonardo Da Vinçi lindi më 15 prill 1452, e megjithatë, ne ende sot mësojmë nga mjeshtri i Rilindjes. CV e tij – në shumë aspekte, dokumenti i parë i marketingut personal në histori – i reziston kohës për të dhënë një shembull efikas se si duhet ta shisni veten.

Da Vinçi, sigurisht, nuk ka qenë gjithnjë i famshëm dhe, ashtu si ju, kishte nevojë të marketonte veten. Kështu, në vitin 1482, ai shkroi një dokument, që përshkruante gjithë sukseset dhe aftësitë e tij dhe ia nisi Dukës së Milanos. Me fjalë të tjera, ai shkroi një rezyme.

Në Leet Resumes, ku ne shkruajmë mijëra CV profesionale falas, gjetëm aspekte që i kanë rezistuar kohës në CV e Da Vinçit, të cilat ju mund t’i përdorni edhe në vitin 2021.

Rezultatet kyçe janë më të rëndësishme se fjalët kyçe. Cilido mund të shkruajë shumë fjalë kyçe në një CV, me shpresën për t’u shfaqur në rezultatet e kërkimit. Kjo gjë nuk është dhe aq efikase se sa të tregosh një histori bindëse. Duke treguar sukseset e tij, të shkuara në një rrëfim mbresëlënës, CV e Da Vinçit është shumë më efikase se sa shumë fjalë kyçe që nuk lidhen bashkë.

Shkruani atë që ndieni, si të ishte shefi juaj. Jo veçanërisht i njohur si shkrimtar, Da Vinçi e përdor penën, në këtë letër, në mënyrë bindëse. Nuk shkruan se si ndihej Da Vinçi në punët e mëparshme. Përkundrazi, krijon një tablo se si do të jetë e ardhmja për Dukën e Milanos me Da Vinçin si punonjës i tij. Përdorimi efikas i imazheve në këtë letër e bën të lehtë për drejtuesin e tij të ardhshëm të shohë suksesin e këtij punonjësi të ri.

Artisti më i madh në histori nuk kishe nevojë për grafikë – dhe as ju. Kur përdoruesit sjellin CV-të e tyre në Leet, versionet e vjetra që shohim janë shpesh të mbushura me grafikë, sfonde blu dhe ikona ekstravagante që synojnë të përcjellin informacione të rëndësishme të punës suaj. Da Vinçi, me mençuri i shmangi grafikët në këtë letër. Është më mirë ta bëni CV tuaj në një format më të thjeshtë për ta kuptuar dhe për t’u ‘tretur’.

Ja se çfarë shkruan Da Vinçi në këtë letër të mrekullueshme:

  • I nderuar Shkëlqesi, pasi mora mjaftueshëm në konsideratë të gjithë ata që e shpallin veten shpikës të aftë të armëve të luftës, shpikja dhe funksionimi i instrumenteve të përmendura nuk janë aspak ndryshe nga ato të përdorimit të zakonshëm: do të përpiqem, pa paragjykuar askënd, për t’i shpjeguar Shkëlqesisë Suaj, sekretin tim, dhe më pas, t’jua ofrojë ato kënaqësinë suaj më të mirë dhe miratimin për të punuar me efektshmëri në momente të përshtatshme për të gjitha ato gjëra, të cilat, pjesërisht, do të shënohen shkurtimisht më poshtë.”

Këtu lexojmë, letrën e prezantimit të Da Vinçit, apo në këtë rast, paragrafin e prezantimit. Da Vinçi bën një punë jashtëzakonisht bindëse, duke shpjeguar arsyen se pse po e shkruan letrën, dhe ajo që do të marrë Duka e Milanos, në një fjali të vetme. Një fjali e vetme mund të jetë shumë më efikase se një letër e gjatë prezantimi që nuk do të lexohet.

  • Unë kam një lloj urash jashtëzakonisht të lehta dhe të forta, të përshtatshme për t’u transportuar më lehtë, dhe me to, ju mund të ndiqni dhe në çdo kohë t’i largoheni armikut; dhe të tjera, të sigurta dhe të pathyeshme nga zjarri dhe beteja, të lehta dhe përshtatshme për t’u ngritur dhe për t’u vendosur. Po ashtu edhe metoda për djegien dhe shkatërrimin e atyre të armikut.
  • Unë e di kur një vend është i rrethuar, për të marrë ujin nga llogoret, dhe për të bërë shumëllojshmëri të pafund urash, rrugësh të mbuluara dhe shkallësh, dhe makineri të tjera që kanë të bëjnë me ekspedita të tilla.
  • Nëse për shkak të lartësisë së brigjeve, ose nga ashpërsia e vendit dhe pozicionit të tij, është e pamundur, të rrethosh një vend, të përfitosh nga plani i bombardimeve, unë kam metoda për shkatërrimin e çdo shkëmbi ose çdo fortese tjetër, edhe sikur të ishte ngritur në një shkëmb, etj.

Da Vinçi shkruan edhe sukseset e mëparshme, duke përfshirë ngritjen e urave të forta, marrjen e ujit nga llogoret dhe metodat për shkatërrimin e fortesave shkëmbore. Ai e përqendron letrën në ato gjëra që ai në të vërtetë ka qenë në gjendje të bëjë në të kaluarën dhe se si ato përvoja lidhen me nevojat e Dukës.

  • Përsëri, kam lloje mortajash; më të përshtatshme dhe të lehta për t’u transportuar; dhe me këto mund të hedh gurë të vegjël, që do t’u ngjajnë një stuhie; dhe me tymin e tyre i shkaktojnë terror armikut, dëme më të mëdha dhe hutim.
  • Dhe nëse lufta do të zhvillohej në det,  kam makineri më efikase për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur; dhe anije të cilat do t’u rezistonin sulmit të armëve të mëdha, si dhe pluhurit dhe tymit.

Shfaqni aftësitë dhe entuziazmin. Edhe pse kanë kaluar shekuj, mund të ndiejmë se Da Vinçi është entuziast për mortajat, për luftimet në det dhe mënyra të fshehta. Këtu, ai është një djalosh i cili është entuziast “për të hedhur gurë të vegjël, pothuajse të ngjashëm me një stuhi” ose për të kaluar nën një lumë “pa zhurmë”. Në CV tuaj, duhet të përcillni entuziazmin për mënyrat e freskëta, interesante, inteligjente dhe inovative duke shfaqur aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve në punë.

  • Unë do të bëj qerre të mbuluara, të sigurta dhe të paprekshme, të cilat, duke hyrë në mes të armikut me artilerinë e tyre, nuk ka  trupa njerëzish kaq të mëdhenj, që do t’i thyenin ato. Dhe, këmbësoria do t’i ndiqte pas, e padëmtuar dhe pa asnjë pengesë.
  • Në rast nevoje do të bëj armë të mëdha, mortaja dhe mjete të lehta me forma të bukura dhe të dobishme, nga lloji i zakonshëm.
  • Atje ku operacioni i bombardimit mund të dështojë, do të krijoja katapulta dhe armë të tjera me efikasitet të mrekullueshëm dhe jo me përdorim të zakonshëm. Me pak fjalë, sipas rastit, mund të krijoj mjete të ndryshme dhe të pafundme për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur.

Lidhni njohuritë për të ardhmen e punëdhënësit tuaj, në mënyrë që CV të lidhet me nevojat e tij, jo tuajat. Da Vinçi dinte se si të fliste gjuhën e punëdhënësit të tij të ardhshëm

Ju gjithashtu do të vëreni se ai nuk përmend detyrat dhe përgjegjësitë e punëve të mëparshme. Në vend që të thoshte “isha përgjegjës për mbrojtjen e vilës” apo “drejtoja një studio” apo “isha i ngarkuar të pikturoja tablo”. Da Vinçi shkruan rezultate. Këtë duhet të bëni edhe ju. Drejtuesi juaj i ardhshëm e si se çfarë detyrash do të kishte një person me titullin tuaj, por ajo që nuk di është se sa të fuqishme dhe efikase janë armët tuaja, ndaj duhet t’ia bëni të ditur.

  • Besoj se në kohë paqe mund të jap kënaqësinë e përsosur dhe në lartësinë e cilitdo në arkitekturë dhe në ndërtimin e ndërtesave publike dhe private; dhe të drejtoj ujin nga një vend në tjetrin.
  • Mund të bëj skulpturë në mermer, bronz ose argjilë; edhe në pikturë mund të bëj gjithçka mund të bëhet, si kushdo tjetër, cilido qoftë.

Da Vinçi e përfshin artin e luftës dhe artin e arkitekturës në gjithë CV-në e tij. Punëdhënësit e dinë se keni shumë dhunti, kështu që ju duhet t’i ndani këto aftësi me ta. Gjithçka që është e rëndësishme për karrierën tuaj dhe punësimin, i përket CV-së suaj.

Ankthi i kohërave të sotme për të shkruar CV të shumta, secila prej të cilave shfaq aftësi të ndryshme, është joefikase, e padobishme dhe shpesh kundërproduktive. Da Vinçi përfshin aktivitetet e tij në kohë paqe të arkitekturës, skulpturës dhe pikturës – shumë të ndryshme nga armët e luftës, por, me vlerë të përhershme dhe të përjetshme për punëdhënësin e tij.

  • Dhe nëse ndonjë nga gjërat e përmendura më sipër ndokujt do t’i duken të pamundura apo të paarritshme, jam gati ta bëj eksperimentin në kopshtin tuaj, në cilindo vendi që t’i pëlqejë Shkëlqesisë suaj, të cilit i përgjigjem me përulësinë më të madhe.

Tani, ne kemi bërë disa përmirësime në marketingun e vetes të katër shekujve të fundit. Nga këndvështrimi ynë në 2021, ne të Leet do t’i kishim bërë Da Vinçit disa sugjerime

  • Përfshini më shumë shifra. Sa makineri për të luftuar në det ka ndërtuar? Sa fortesa në shkëmbinj ka shkatërruar. Dhënia e shifrave do ta bënte edhe më të gjallë tablonë për Dukën.
  • Shkruani një përmbledhje në fillim: “Makineri lufte – Armë të mëdha – Shkatërrimi i armiqve – Skulptor – Piktor. Kjo përmbledhje profesionale në krye të dokumentit do t’ia kishte tërhequr më shpejt vëmendjen Dukës.
  • Përfshini një vlerësim të jashtëm. Kush tjetër është mrekulluar me punën e Da Vinçit. Ai studio në studion e Verrochio-s, i cili në atë kohë ishte i njohur në botën e artit. Dhe kishte përfunduar vepra për Bashkinë e Firences. Nëse Da Vinçi do të kishte shkruar për punëdhënësit e lumtur të së kaluarës. kjo do ta ndihmonte në konfirmimin e të gjitha aftësive që ai i përshkruan vetes.

Sidoqoftë, CV antike e Da Vinçit e prezanton njeriun në mënyrë kaq efikase, saqë ai e fitoi vendin e punës dhe qëndroi aty për 17 vjet. Duke pasur parasysh zotërimin e tij të çdo forme të përpjekjes artistike, nëse Da Vinçi do të ishte gjallë sot, do të na jepte mësim me videot më të mira të TikTok dhe më shumë.

Në përvjetorin e 569 të lindjes kujtojmë këtë mjeshtër të madh të Rilindjes, CV-në e tij dhe dijen, që vjen te ne pas shumë shekujve.

*Marc Cenedella është themelues i Leet Resumes, i cili shkruan CV profesionale falas
Burimi: Fast Company

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix8 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix8 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix8 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix8 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix8 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix8 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar8 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix10 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix10 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook