Lidhu me ne

Mix

Ç’do të thotë të shohësh se je shtatzënë në ëndërr

Ç'do të thotë të shohësh se je

Nga humbja e të gjithë dhëmbëve tek të qenit lakuriq në publik, tashmë e dimë se ëndrrat gjatë natës mund të bëhen vërtet të çuditshme. Shtatzënia është një nga shumë ëndrrat e zakonshme, kryesisht të grave. Por çfarë do të thotë të ëndërrosh sikur je shtatzënë?

Këto lloj ëndrash lidhen zakonisht me diçka të mirë. Ato nënkuptojnë se diçka e madhe për ju po përgatitet ose do të ndodhë shpejt. Mund të simbolizojë se po filloni një ndryshim të madh që mund të rezultojë në një mënyrë jetese krejtësisht të re, prandaj shpesh mund t’i shihni këto ëndrra në prag diplomimi, në fillimin e një lidhjeje të re, një projekti të ri etj. Nëse s’është asnjë nga këto, ndoshta simbolika e ndryshimit lidhet me një ndryshim më të thellë, të brendshëm – ju ndoshta po i jepni më shumë përparësi shëndetit tuaj mendor.

Ka rëndësi edhe se sa shtatzënë jeni në ëndërr: Nëse jeni ende në fillime, kjo mund të thotë që jeni të emocionuar për marrjen e atyre hapave të parë drejt një ndryshimi në jetë, si aplikimi për në shkollë apo “dating” dhe njohjet me dikë. Nëse e shihni veten me bark tepër të rrumbullakosur në ëndërr, kjo mund të nënkuptojë se jeni në prag të një ndryshimi të rëndësishëm që mund t’ju ndodhë, diplomimi ose fillimi i një pune të re.

Nëse e lindni fëmijën në ëndërr, kjo mund të simbolizojë rezultatin e punës suaj dhe përparimin në disa fusha të jetës. Nënvetëdija do t’jua tregojë këto elemente të reja të jetës suaj në formën e një fëmijë sepse, si një foshnjë, këto gjëra kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, kujdes dhe përqendrim për t’u rritur si duhet.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook