Radar
Edi Rama “Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”
Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si gjyshërit e tij u njohën dhe u martuan dhe se si e kishin quajtur pas pagëzimit.

“Në një nga ata daljet (gjyshi) sheh dhe fiksohet pas gjyshes dhe kështu duke i bërë serenata. Po familja nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Gjyshi e rrëmben gjyshen me Alfa Romeo nga Shkodra në Durrës. Gjyshja i thotë pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Kështu kanë qëndruar 6 muaj në hotel në Durrës. Emrin e pagëzimit e kam Paulin,” tha Rama.
Paulini ka luajtur shpesh me besimin fetar në varësi të situatave, megjithëse nuk kuptohet pse ka zgjedhur ta bëjë këtë zbulim në muajin e Ramazanit. Gjasat janë që rikonfirmimi për përkatësinë e tij si i krishterë në këtë periudhë fushate të jetë një rastësi.
Dy vite më parë në një intervistë për mediat italiane Rama është shprehur me humor për ndërthyrjen e besimit fetar në familjen e tij, ashtu si në shumë familje shqiptare.
Në një intervistë për gazetën italiane “L’Esspreso”, Rama është shprehur:
“Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”, ka deklaruar Rama.
