Temporal
6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë “Rama”

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV: