Lidhu me ne

Kioske

“Votoni!”, Bushati citon Roberto Benignin: Jo të gjithë janë njësoj, gjithmonë ka një të keqe më të vogël

"Votoni!", Bushati citon Roberto Benignin: Jo të gjithë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk u kandidua nga kryeministri Edi Rama për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë në vëmendje sesa e rëndësishme është të votosh. Bushati ka zgjedhur një monolog të Roberto Benigni-t për të shpjeguar rëndësinë e votimit masiv nga qytetarët.

“Shpjegimi brilant i Roberto Benignit pse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit! ”, kështu shprehet Bushati, teksa ka sjellë të gjithë monologut të përshtatur në shqip.

“Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj. Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët. Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë. Gjithmonë ka një diferencë. Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe.” janë disa nga fjalët e Roberto Benignit.

Monologu i Roberto Benigni-t:

“Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës.
Ju do të më thoni: -“Benigni, në këtë fushë a mund të na thoni që ta respektojmë politikën?” Jo, në fakt nuk do t’ju them ta respektoni, unë do t’ju them ta doni. Ta doni politikën.Është gjëja më fisnike në mendimet njerëzore për të ndërtuar jetën sëbashku.
Për të organizuar paqen, qetësinë dhe punën. Është vetëm politika dhe nuk ka disiplinë tjetër.Dhe kush është i përfshirë në të e di këtë gjë.
Prandaj unë ju them juve ta doni politikën. Të mos kesh interes për politikën është sikur të mos kesh interes për jetën.
Ju thoni: – “Nuk më intereson fare”
Por si mund të jesh indiferent ndaj politikës?
Do të thotë jo vetëm të mos jesh interesuar për jetën tënde, por as nuk kujdesesh për fëmijën tënd:a do të shkojë në shkollë, a do të marrë një edukim të mirë,do të kurohet në qoftëse sëmuret, a do të gjejë punë nëse do të martohet.
Ende nuk të intereson. Si të duash!
E lë në dorë të të tjerëve? Jetën e fëmijës tënd? Vetë jetën tënde?
Kjo është politika. Organizon jetën tonë. Ndërtimin e jetës sonë. Ata që kanë shkruar këto gjëra janë politikanë,politikanë që merren me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Ata kanë hartuar këtë gjë të madhështore (Kushtetutën),që na shpëton.
Këto janë gjëra të jashtëzakonshme, prandaj ne duhet të jemi të interesuar. Jo nga mëngjesi deri në darkë. Por është jeta jonë. Të përbuzësh politikën do të thotëtë përbuzësh veten. Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me ata që e përfaqësojnë atë në një kohë të caktuar. Ka disa politkanë të tmerrshëm. Nëse një prind e godet fëmijën nga mëngjesi nuk duhet të fajësojmë atësinë. Atësia është e mrekullueshme. Por në këtë rast fajësuesi është ky babë. Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj.
Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët. Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë. Dhe do të thonë: “Ja, nuk na ka kapur asnjeri; hajde para, bashkohu dhe ti me ne. Asnjeri nuk sheh gjë, të gjithë jemi njësoj, të gjithë të tmerrshëm”. Por duke mos u interesuar për politikën ne e ushqejmë këtë lloj mentaliteti.
Armiku i dytë i kushtetutës dhe të jetës sonë në paqe dhe harmoni është të mos votosh. Voto! Voto! Është e vetmja vegël që kemi. Që të fitonim të drejtën për të votë mijëra, mos themi miliona, kanë sakrifikuar jetën e tyre …për të na dhënë ne të drejtën të shprehim çka duam. Gjithmonë ka një diferencë
Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe.
Çdonjëri nga ne ka më shumë fuqi sesa mendon për të ndryshuar diçka në këtë botë. Çdonjëri prej nesh mbart kontributin e tij të padukshëm por konkret ndaj të mirës dhe të keqes. Për çka është e drejtëapo e padrejtë. Është një kontribut i vogël, por është aty. Veprimi më i gabuar është të heqim dorë nga kjo e drejtë dhe të mos votojmë.
Ju do të thoni: – “Benigni, unë bëj çka dua unë”.
Fort mirë! Prapëseprapë Kushtetuta është hartuar për të mbrojtur liritë tona. Por ka një artikull mbi votën që thotë: Ne të japim të gjitha mundësitë, por mos absteno! Edhe nëse gabon dhe voton për gjënë e gabuar, ti i jep njërit mundësinë që të të luftojë. Të thuash: “Unë nuk jam dakord”. Dhe kjo na jep një mundësi për të oragnizuar jetën tonë. Por nëse ti abstenon, kjo është diçka e tmerrshme.
Është e tmerrshme, është si Ponci Pilat. Ju i dorëzoheni turmës dhe turma gjithmonë zgjedh Barabën… gjithmonë”.

blob:https://www.facebook.com/aa00f3aa-b6ee-4e15-844d-2a086ab4fbd5

MË TEPËR

Temporal16 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar17 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike19 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet19 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske20 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar21 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar21 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar21 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook