Lidhu me ne

Radar

Debat në emision / Murrizi quan “karabush” kandidatin e PD, Agim Baçi heq mikrofonin dhe kërkon të mbyllet studio “për tu sqaruar”; ndërhyn moderatori (VIDEO)

Myslim Murrizi: Dy firmëtarëve të marrëveshjes zgjedhore nuk u jepet vizë  për Amerikë. Marrëveshja kalon nëse mazhoranca trafikon vota - APEL MEDIA

Deputeti Myslim Murrizi dhe kandidati i PD për Durrësin Agim Baçi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, në një emision, debat i cili ka degraduar në përdorimin e fjalëve fyese.

Ka qenë fillimisht Murrizi ai që pas një debati me Baçin, e ka quajtur këtë të fundit “karabush” dhe “birbo”, ndërsa Baçi i ka kërkuar të qetësohej dhe i ka drejtuar gishtin. “Gishtin gjej vend e fute” ia ktheu Murrizi duke bërë që situata të agravonte.

Agim Baçi ka kërkuar që emisioni të ndërpritej dhe ka hequr mikrofonin, për “tu sqaruar” me Myslim Murrizin. Drejtuesi i emisionit Denis Minga ka ndërhyrë duke i qetësuar të dy.

DEBATI – VIDEO:

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha 
Baçi: Avash avash zotëri, avash o zotëri
Murrizi: Të të kthej memorien ty?
Baçi: Avash o zotëri se jemi për punë tjetër këtu
Murrizi: Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate. Më bie biorbo në studio ti
Baçi: O zotëri…
Murrizi: S’jam zotëri për ty unë
Baçi: Unë po të lavdëroj që po të them zotëri. Mua mos mu drejto me ato fjalë
Murrizi: Unë të drejtohem me ça të kem qejf
Baçi: Më drejtohesh mua me çfarë ke qejf? (I drejton gishtin)
Murrizi: Gishtin gjej vend e fute, gjej vend e fute
Baçi: Ndërprite çik ndërprite…
Murrizi: Ik po deshe
Baçi: Ndërprite…
Drejtuesi i emisionit: Të lutem Gimi, je i respektuar dhe do kesh kohën tënde
Murrizi: Iki ku të kem qejf unë
Baçi: Jo ore do ikim bashkë ne…

Pamje nga emisioni RepolitiX:

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook