Kryesore
Basha i përgjigjet provokimit të Ramës për bashkëqeverisje: Koha e tij ka mbaruar, s’do jetë kurrë pjesë e qeverisë sonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e tij sociale, Basha është shprehur i sigurtë që në datën 25 prill shqiptarët do ta largojnë nga qeveria Ramën.
Ndër të tjera, Basha shtoi se Rama nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.
“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë,”-shkruan Basha.