Mix
Si falet namazi i sabahut, drekës (yleja ), ikindisë, akshamit dhe jacisë ?
SUNETET E NAMAZIT
- Këndimi i ezanit dhe i ikametit për pesë kohët e namazit dhe namazin e xhumasë.
- Ngritja e duarve lart kur marrim tekbirin fillestar.
- Leximi pa zë i Subhanekes dhe Eudhu Bismilahit.
- Shqiptimi Amin në fund të Fatihas.
- Mbajtja drejt e gjunjëve kur jemi në ruku.
- Leximi pa zë i Ettehijatut.
- Nëse falim namaz në një vend të hapur, atëherë duhet të vendosim sutre (pengesë) përpara.
MEKRUHET E NAMAZIT
Mekruh janë ato vepra të cilat nuk janë të pëlqyeshme të bëhen. Mekruhet e namazit janë këto:
- Të falësh namaz në kushtet e shtrëngesës për të kryer nevojën.
- Të luash në namaz me rrobat apo me ndonjë gjë tjetër.
- Mbështetja diku gjatë namazit.
- Të shtriqesh apo të hapësh gojën.
- Kërcitja e gishtërinjve.
Këto gjëra nuk e prishin namazin por pakësojnë sevapin. Kemi dhe gjendje të tjera të cilat e prishin namazin.
RASTET QË PRISHIN NAMAZIN
- Të folurit apo të qeshurit gjatë namazit.
- Drejtimi i kraharorit në drejtim tjetër përveç kibles.
- Nëse njeriu që falet merret me diçka tjetër gjatë namazit saqë të tjerët mendojnë se ai nuk po falet.
- Zbulimi i vendeve të turpshme.
- Ngrënia ose pirja e diçkaje.
NAMAZI I SABAHUT
Numri i rekateve 2 rekatë sunet, 2 rekatë farz
Suneti
1.Subhaneke
Eudhu-Bismil’lah
Fatiha
Sure
2. Bismil’lah
Fatiha
Sure
Farzi
1.Subhaneke
Eudhu-Bismil’lah
Fatiha
Sure
2.Bismil’lah
Fatiha
Sure
Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Allahumme sal’li–barik dhe rabbena” pastaj jepet selam.
Le të fillojmë nga mënyra sesi falet suneti i namazit të sabahut:
Dy rekatet sunet të sabahut:
Në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të sabahut”. Pas nijetit shqiptojmë tekbirin dhe fillojmë namazin.
Pasi lidhen duart lexojmë subhaneken. Pastaj Eudhu-bismilahin. Pas leximit të Fatihasë lexojmë një sure nga Kurani. Pastaj themi “Allahu Ekber”dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim”në ruku drejtohemi. Gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rabbijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë. Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.
Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim” në ruku drejtohemi duke thënë “semiallahu limen hamideh”. Kur drejtohemi themi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi dhe themi “Allahu ekber”, qëndrojmë pak ulur dhe biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi përsëri tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi duke thënë “Allahu ekber” dhe ulemi në uljen e fundit. Në uljen e fundit lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, rabbena”. Në këtë mënyrë falim dy rekatë namaz. Në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta. Kështu përfundon namazi.
Dy rekatet farz të namazit të sabahut:
Farzi i namazit të sabahut falet njëlloj si suneti i sabahut vetëm se para farzit burrat thërrasin ikametin.
Kohët e tjera të namazit falen kështu.
NAMAZI I DREKËS
Numri i rekateve 4 sunet 4 farz 2 sunet të fundit
Suneti i parë Farzi Suneti fundit
1.Subhaneke 1.Subhaneke 1.Subhaneke
Eudhu-bismil’lah Eudhu-bismil’lah Eudhu-bismil’lah
Fatiha Fatiha Fatiha
Sure Sure Sure
2.Bismil’lah 2.Bismil’lah 2.Bismil’lah
Fatiha Fatiha Fatiha
Sure Sure Sure
Ettehijjatu Ettehijjatu
3. Bismil’lah 3.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure
4. Bismil’lah 4.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure
Në uljen e fundit lexohen duatë: Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena.
NAMAZI I IQINDISË
Numri i rekateve 4 rekatë sunet 4 rekatë farz
Sunet Farz
1.Subhaneke 1.Subhaneke
Eudhu Bismil’lah Eudhu Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure Sure
2.Bismil’lah 2.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure Sure
Ettehijjatu, Sal’li-Barik Ettehijjatu
3.Subhaneke 3.Bismil’lah
Eudhu bismil’lah Fatiha
Fatiha
Sure
4.Bismil’lah 4.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure
Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena”dhe jepet selam.
NAMAZI I AKSHAMIT
Numri i rekateve 3 rekate farz 2 rekate sunet
Farz Sunet
1.Subhaneke 1.Subhaneke
Eudhu Bismil’lah Eudhu Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure Sure
2.Bismil’lah 2.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure Sure
Ettehijatu
3. Bismil’lah
Fatiha
Në uljen e fundit lexojmë duatë “Ettehijjatu, Allahumme salli-barik, Rabbena dhe jepet selam.
NAMAZI I JACISË
Numri i rekateve 4 rekatë sunet 4 rekatë farz 2 rekate sunet të fundit, vitri
Suneti i parë Farz Suneti i dytë
1.Subhaneke 1.Subhaneke 1.Subhaneke
Eudhu Bismil’lah Eudhu Bismil’lah Eudhu Bismil’lah
Fatiha Fatiha Fatiha
Sure Sure Sure
2.Bismil’lah 2.Bismil’lah 2.Bismil’lah
Fatiha Fatiha Fatiha
Sure Sure Sure
Ettehijjatu, Sal’li-Barik Ettehijjatu
3.Subhaneke 3.Bismil’lah
Eudhu bismil’lah Fatiha
Fatiha
Sure
4.Bismil’lah 4.Bismil’lah
Fatiha Fatiha
Sure
Në uljen e fundit lexohen duatë “Ettehijjatu, Sal’li-Barik, Rabbena” dhe jepet selam.
NAMAZI I VITRIT
3 rekate
Rekati i parë: Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure
Rekati i dytë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijatu
Rekati i tretë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Duaja e Kunutit
Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Sal’li-Barik, Rabbena” dhe jepet selam.
Namazi i vitrit ka tre rekatë. Dy rekatet e para falen njëlloj si suneti i sabahut. Vetëm se në fund të rekatit të dytë lexohet vetëm Ettehijjatu dhe ngrihemi në rekatin e tretë. Shqiptojmë Bismil’lahin dhe lexojmë Fatihanë me një sure, pastaj ngrejëë duart lart duke thënë “Allahu Ekber”. Pasi marrim tekbir i lidhim përsëri duart dhe lexojmë duatë e kunutit. Pasi lexojmë duatë e kunutit biem në ruku, sexhde dhe në uljen e fundit. Në fund japim selam.
NAMAZI I XHUMASË
Përveç pesë kohëve namaz të detyruara, çdo mysliman mashkull është i obliguar të falë edhe namazin e xhumasë.
Namazi i xhumasë falet ditën e premte në kohën e namazit të drekës dhe me xhemat. Ka dhjetë rekate, katër rekate sunet, dy rekate farz dhe katër rekat sunet të fundit.
Mënyra e faljes së xhumasë:
Katër rekatet e parë sunet të xhumasë:
Bëhet nijeti për faljen e namazit të xhumasë dhe falet njëlloj si suneti i parë i namazit të drekës.
Dy rekatet farz të xhumasë:
Para se të falen dy rekatet farz të namazit të xhumasë duhet të dëgjohet hutbeja. Pasi thërret ikameti, bëhet nijeti për faljen e farzit të xhumasë dhe lidhemi pas imamit. Pasi imami thërret tekbirin edhe xhemati e përsërit dhe lexon në heshtje vetëm Subhaneken. Nuk lexohet asgjë tjetër. Edhe në rekatin e dytë nuk lexohet asgjë. Biem në ruku, sexhde dhe ulemi në uljen e fundit për të lexuar duatë. Japim selam bashkë me imamin. Kështu përfundon falja e farzit të xhumasë.
Katër rekatet e fundit sunet të xhumasë:
Edhe këta falen njëlloj si suneti i parë i drekës.
NAMAZI I BAJRAMIT
Namazi i Bajramit falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe atë të Kurbanit. Falja e namazit të Bajramit është vaxhib. Falet ditën e parë të Bajramit, në një afat të caktuar pas lindjes së diellit.
Namazi i Bajramit falet kështu:
Bëhet nijeti për të falur namazin e Bajramit, lidhemi pas imamit dhe fillojmë namazin duke thënë “Allahu Ekber”. Lexojmë Subhaneken në heshtje. Imami merr tekbir duke ngritur duart tek veshët.
Edhe xhemati merr tekbir pas imamit dhe pastaj i lëshon duart poshtë. Herën e dytë marrim përsëri tekbir dhe i lëshojmë duart. Përsëri marrim tekbir për herë të tretë dhe pas tij i lidhim duart. Imami lexon Fatihanë dhe një sure. Biem në ruku dhe sexhde dhe pastaj ngrihemi në rekatin e dytë.
Në rekatin e dytë imami lexon Fatihanë dhe një sure. Pas leximit të tyre përsëri ashtu siç bëmë në rekatin e parë, marrim tre tekbire. Në tekbirin e katërt biem në ruku, pastaj në sexhde. Ulemi në uljen e fundit dhe japim selam.
Pas faljes së namazit të Bajramit dëgjojmë hutben.
NAMAZI I TERAVISË
Falet vetëm gjatë muajit të Ramazanit çdo ditë mes të namazit të jacisë dhe vitrit. Falja e namazit të teravisë në Ramazan është sunet. Pas teravisë falet namazi i vitrit. Namazi i teravisë ka njëzet rekatë. Mund të falet vetëm, ose me xhemat. Mund të japim selam pas dy ose katër rekateve. Më e mira është të japim selam pas çdo dy rekatësh. Kur veprojmë kështu sunetet me nga dy rekate falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut. Nëse e falim me nga katër rekate atëherë falet si suneti i namazit të ikindisë.
NAMAZI I UDHËTARIT
Feja Islame ka sjellë shumë lehtësira për ata persona që udhëtojnë, pra që janë udhëtarë. Njëra nga këta është edhe namazi i udhëtarit.
Personi i cili kalon një largësi mbi 90 km nga vendi ku banon quhet udhëtar. Nëse ky njeri qëndron më pak se dy javë në vendin ku shkon, atëherë brenda kësaj kohe ai mund të falet duke shkurtuar namazet farz me nga katër rekatë në dy rekate. Sunetet nuk i shkurton por nëse ka mundësi mund t’i falë. Namazi i akshamit dhe i vitrit nuk shkurtohen dhe falen me nga tre rekate.
NAMAZI I XHENAZES
Namazi i xhenazes është një lutje për myslimanët që ndërrojnë jetë. Është detyra e fundit dhe një lloj detyrimi ndaj të vdekurit për faljen e mëkateve dhe të gabimeve.
Namazi i xhenazes është një adhurim i cili nëse praktikohet nga një pjesë e myslimanëve heq përgjegjësinë nga gjithë të tjerët që nuk mund ta falin. Nëse nuk e fal asnjë person, atëherë të gjithë myslimanët e atij vendi konsiderohen mëkatarë. Ky lloj adhurimi quhet farz kifaje.
SI FALET NAMAZI I XHENAZES?
Namazi i xhenazes falet me xhemat. I vdekuri pasi lahet, pastrohet, mbështillet me qefin dhe vendoset në vendin ku do të falet xhenazeja. Xhenazeja vendoset para xhematit. Imami që do të falë namazin e xhenazes qëndron afër të vdekurit. Xhemati qëndron pas imamit në këmbë i rreshtuar. Formimi i tre rreshtave është mustehab.
Namazi i xhenazes falet në këmbë duke marrë katër tekbire. Nuk ka as ruku e as sexhde. Në fillim bëhet nijeti duke cilësuar në është burrë, grua, djalë ose vajzë e vogël. Merret tekbiri i parë bashkë me imamin, lidhen duart pastaj lexohet Subhaneke bashkë me pjesën “ue xhel’le thenauk”. Pastaj merret tekbiri i dytë dhe lexohen duatë ‘Allahumme sal’li-barik’. Pastaj imami merr tekbirin e tretë dhe lexon një nga duatë e xhenazes të cilat i ka lexuar dhe vetë Profeti (a.s). Në rast mosnjohje të duave të xhenazes mund të lexohet duaja e kunutit ose ‘Rabbena atina’, “Rabbenagfirli”ose mund të lexojë një ajet tjetër. Më pas imami merr tekbirin e katërt dhe pa lexuar asgjë jep selam një herë nga e djathta pastaj nga e majta.
Në tekbiret e tjera përveç të parit nuk ngrihen duart. Gjërat që prishin namazet e tjera prishin dhe namazin e xhenazes.
NAMAZET KAZA
Namazi i cili për shkak të harresës, gjumit apo ndonjë shkaku tjetër nuk falet në kohën e duhur por falet më vonë quhet kaza. Namazet duhet të falen në kohën e duhur. Por nëse nuk mund t’i falim, atëherë duhet t’i falim kaza.
Namazi kaza falet kështu:
Në fillim thirret ezani, ikameti dhe bëhet nijeti për atë namaz të cilin nuk kemi pasur mundësi ta falim në kohën e duhur dhe falim vetëm farzin e tij. Sunetet nuk bëhen kaza.
Nëse nuk kemi pasur mundësi të falim namazin e sabahut atëherë mund ta falim kaza atë pas lindjes së dielli, duke falur në fillim sunetin pastaj farzin.
NAMAZI ME XHEMAT
Namazet farze duhet të falen me xhemat, qoftë në shtëpi, qoftë në xhami. Namazi i falur me xhemat ka 27 herë më shumë sevape se namazi i falur vetëm.
Namazi me xhemat falet kështu:
Imami qëndron pak para xhematit. Ndërkohë që imami lexon Fatihan dhe një sure, xhemati vetëm dëgjon, ndërsa duatë lexohen nga të gjithë.
Personi i cili lidhet pas imamit në rekatin e parë lexon vetëm Subhaneken. Imami mund të lexojë me zë ose pa zë në varësi të namazit. Ai që falet pas tij lexon duatë në ruku dhe sexhde.
Për të falur namaz me xhemat mjaftojnë dy persona. Njëri bëhet imam dhe tjetri falet pas tij. Pas imamit mund të falet një fëmijë i moshës së rritur ose një grua dhe namazi që falin konsiderohet namaz me xhemat. Në një namaz të falur me xhemat nëse njëri mund të vonohet, atëherë duhet të lidhet menjëherë me imamin kur të vijë. Kur imami jep selam, ai ngrihet në këmbë dhe fal rekatet që nuk i ka arritur.
Personi i cili arrin imamin para rukusë apo në ruku konsiderohet se e ka arritur rekatin. Ai që lidhet pas imamit nuk merr tekbir para imamit, nuk shkon në ruku dhe në sexhde para tij.
Si e plotëson namazin ai i cili e arrin imamin në rekatin e dytë apo në rekatet e tjera?
Personi që e arrin imamin në rekatin e parë ashtu siç e përmendëm më lart (në ruku apo para saj) vazhdon të falë namazin bashkë me imamin. Ata që e arrijnë imamin në rekatet e tjera falen kështu:
Nëse e arrin në rekatin e dytë: bën nijetin, merr tekbir dhe lidhet me imamin. Në uljen e fundit pasi lexon Ettehijjatun pret që imami të japë selam. Kur imami jep selam nga ana e djathtë, ai ngrihet në këmbë duke thënë Allahu ekber dhe fal rekatin e paarritur. Lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan dhe një sure. Pastaj bie në ruku dhe sexhde. Në fund ulet dhe lexon Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena. Pastaj e mbaron namazin duke dhënë selam në të dyja anët.
Nëse e arrin në rekatin e tretë të një namazi me katër rekatë: në uljen e fundit lexon Ettehijjatun dhe pret selamin e imamit. Kur imami jep selam nga ana e djathtë ngrihet në këmbë duke thënë Allahu ekber dhe dy rekatet e paarritur i fal në këtë mënyrë:
Në fillim lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan dhe një sure, bie në ruku dhe sexhde, pastaj ngrihet përsëri në këmbë. Lexon Bismilahin, Fatihan dhe një sure, kryen rukunë dhe sexhden dhe ulet në uljen e fundit. Aty lexon Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena. Jep selam dhe kështu plotëson pjesën e rekateve të paarritura.
Nëse arrin në rekatin e tretë të namazit të akshamit apo të vitrit: e përfundon namazin bashkë me imamin, lexon vetëm Ettehijjatun në uljen e fundit dhe pret selamin e imamit. Ngrihet në këmbë duke thënë Allahu ekber dhe lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan, një sure. Më pas bie në ruku dhe sexhde. Ulet dhe lexon vetëm Ettehijjatun. Pastaj ngrihet në këmbë duke thënë Allahu Ekber dhe lexon Bismilahin, Fatihan dhe një sure, ulet në ruku dhe sexhde dhe në fund në uljen e fundit. Aty lexon Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, Rabbena. Jep selam dhe e përfundon namazin.
Personi që arrin imamin në rekatin e katërt: Nëse arrin imamin në rekatin e katërt të një namazi me katër rekate atëherë falet bashkë me të, ulet në uljen e fundit dhe duke lexuar vetëm Ettehijjatun pret selamin e imamit. Pasi imami jep selam nga ana e djathtë ai ngrihet në këmbë duke thënë Allahu ekber, lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan, një sure. Ulet në ruku dhe sexhde dhe këtu lexon vetëm Ettehijjatun. Pastaj ngrihet përsëri në këmbë duke thënë Allahu Ekber, lexon Bismilahin, Fatihan, një sure, bie në ruku dhe sexhde dhe ngrihet sërish në këmbë. Lexon vetëm Bismilahin dhe Fatihan, kryen rukunë dhe sexhden dhe ulet në uljen e fundit ku lexon Ettehijjatun, Allahumme salli-barik dhe Rabbena. Jep selam në të dy anët dhe përfundon namazin.
Nëse personi e arrin imamin pas rukusë së rekatit të fundit, pasi imami jep selam ngrihet në këmbë duke thënë Allahu Ekber dhe e fal namazin prej fillimit deri në fund.
SEHVI SEXHDJA
Sehvi sexhde do të thotë sexhdja e gabimit. Nëse një person gjatë namazit lë vaxhibet apo vonon vaxhibet ose farzet e namazit, atëherë duhet të bëjë sehvi sexhde.
Në uljen e fundit të namazit lexohet vetëm , jepet selam nga e djathta pastaj bie në sexhde dy herë. Pas sexhdeve ulet përsëri. Lexohet Ettehijjatu, Allahumme salli-barik, Rabbena dhe jepet selam.
SEXHDJA E TILAVETIT
Në Kuran ka disa ajete të cilat kur lexohen apo kur dëgjohen, lexuesi apo dëgjuesi e ka vaxhib bërjen e sexhdes. Në Kuran ka 14 vende ku duhet të bëhet sexhde.
Sexhdja e tilavetit bëhet kështu:
Duke bërë nijetin për sexhden e tilvetit thuhet Allahu ekber pa i ngritur duart dhe shkohet në sexhde. Në sexhde thuhet tri herë “Subhane rabbijel a’la”. Pastaj ngrihet duke thënë Allahu ekber. Pas ngritjes në këmbë, është mustehab të lexohet ajeti “Gufraneke rabbena ue ilejkel masir”.