Lidhu me ne

Temporal

Klodian Tomorri: AKSHI problem kombëtar që duhet zgjidhur, shpenzon mesatarisht 100 milionë euro në vit

Gazetari Klodian Tomorri, e ka akuzuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka shpenzuar 100 milionë euro në vit për tendera dhe prokurime.Ai e konsideron AKSHI hall të madh kombëtar.“Një institucion që shpenzon miliona euro nga paratë e buxhetit fshehurazi nuk e ka problem fare të nxjerrë të dhënat personale të qytetarëve në pazar”, shkruan Tomorri në Facebook.“Dy vjet me pare koleget e BIRN publikuan nje investigim ku gjeten se vetem ne vitin 2018, AKSHI kishte kontraktuar 76 tendera sekret.

Shuma totale e parave te prokuruara ne kontrata sekrete nuk u mor vesh asnjehere, por brenda tyre kishte dhe tendera me vlere deri ne 1.5 milione euro. Skandali u zbulua, u publikua, por si gjithmone nuk ndodhi asgje.Fuqia financiare e AKSHI-t eshte e jashtezakonshme. Gjate viteve te fundit, Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit ka shpenzuar ne tendera dhe prokurime, mesatarisht 100 milione euro ne vit.

Kjo mund te shpjegoje edhe arsyen se pse nuk hetohet. Aty ka para per te gjithe.Ka para per te bere tendera. Por ka para edhe per te heshtur hetimet, me qellim qe sistemi i ngritur te mbahet ne kembe. Dhe sistemi eshte ky.

Parate e taksave te qytetareve vershojne nga buxheti tek AKSHI. Pastaj AKSHI, parate e qytetareve i shpenzon edhe ne tendera sekrete, pa dhene llogari askund.Morali i gjithe kesaj fabule eshte i qarte. AKSHI eshte nje hall i madh kombetar.

Nje institucion qe shpenzon miliona euro nga parate e buxhetit fshehurazi nuk e ka problem fare te nxjerre te dhenat personale te qytetareve ne pazar.Justifikimi i zyrtareve te larte te PS-se se databaza eshte krijuar ne menyre operative, fale punes se koordinatoreve te partise socialiste ne terren eshte qesharak. Numrat personale te 900 mije qytetareve nuk ka asnje koordinator apo ushtri koordinatoresh qe mund t’i kete.

Sepse edhe fizikisht eshte e pamundur.Megjithate problemi nuk jane fare partite politike. As PS ne kete rast. Problemi eshte institucioni. Dhe AKSHI eshte nje problem i madh kombetar qe duhet zgjidhur.Tani, qe skandali u publikua, institucionet te cilat duhet te hetojne kane filluar lojen e kungulleshkave. Komisioneri i Mbrojtjes se te Dhenave thote qe do te bejme verifikimet, por nuk kemi prova. Prokuroria po ashtu. Prova aty eshte e qarte.

Numrat personale te qytetareve jane nxjerre ne pazar. Dhe numrat personale te qytetareve nuk i kane 100 institucione.Me shume gjasa edhe ky hetim do te perfundoje si ai i tenderave sekrete. Nje hic i madh. Por ka nje zgjidhje.

Nese opozita e do me te vertete mandatin qeverises per interesin publik, AKSHI eshte nder institucionet e para ku duhet te kerkoje drejtesi. Kjo historia qe ketu institucionet mund te bejne c’te duan pa ju hyre gjemb ne kembe duhet te marre fund njehere e mire.Kush ben tendera te fshehte pa arsye, eshte e qarte se per cfare i ben.

Kush vjedh shkon ne burg. Kush nxjerr ne pazar te dhenat personale te qytetareve, ka shkelur ligjin. Kush shkel ligjin, duhet te jape llogari para drejtesise. Por kjo kerkon vullnet politik.Nese une do isha pjese e opozites, sot do te kisha thene vetem kaq Do te hetojme cdo tender, cdo qindarke te shpenzuar, cdo perdorim te te dhenave personale te qytetareve nga AKSHI.

Dhe nese vertetohet se tenderat sekrete jane bere pa arsye, se te dhenat e qytetareve jane keqperdorur, ata qe e kane bere nuk do te kene asnje shpetim. Por sic e thashe, kjo kerkon vullnet te forte politik. Sepse 100 milione euro jane shume. Blejne influence edhe ne llogoren e kundershtarit”, shkruan Tomorri në profilin e tij në Facebook.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook