Kryesore
E thellë loja / Negociata për zëvendësimin e kontrollorëve me punonjës turq
Qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për zëvendësimin e kontrollorëve me punonjës të certifikuar nga Turqia

Qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për zëvendësimin e punonjësve të kontrollit të cilët kanë hyrë në grevë me punonjës të certifikuar nga Turqia për kontrollin e hapësirës ajrore.
Kjo lëvizje e ekzekutivit nëse përmbyllet me sukses do çojë në zhbllokimin e situatës në aeroportin e Rinasit.
65 kontrollorët shqiptarë kanë hyrë në grevë ditën e sotme duke çuar në mbylljen e aktivitetit të aeroportin të Rinasit.
Kryeministri Rama më parë u raportua nga Hashtag.al se ishte në kontakte me palën amerikane dhe nuk përjashtohet marrja e masave drastike, si arrestimi i një pjese të kontrollorëve dhe kalimi i aeroportit të Rinasit në kontroll të ekspertëve ushtarakë të Aviacionit.
