Lidhu me ne

Gatime

Si të përgatisni fileto pule marinuar me uthull molle dhe erëza

Do të lëpini gishtat/ Si të përgatisni fileto pule me uthull

Një recetë e thjeshtë, e lehtë për t’u përgatitur por me një shije të mrekullueshme.

Ideale për t’u përgatitur në çdo kohë dhe për t’u kombinuar me çdo gatim duke i shtuar shijen çdo recete.

Ju sjellim më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të provuar vetë në shtëpi këtë recetë me shije fantastike.

Përgatitja e Filetove të Pulës me Uthull 

Përbërësit

4-5 Fileto Pule (ose pjesa e gjoksit të pulës e ndarë në fileto)

3-4 lugë gjelle Uthull Molle

Erëza (Mund të përdorni erëzat që preferoni më shumë, rozmarinë, piper të zi ose të kuq, rigon ose edhe majdanoz)

Kripë

2 lugë gjelle Vaj Ulliri

Përgatitja

Si fillim AgroWeb ju udhëzon që të shtoni në një tas të madh uthullën e mollës, vajin e ullirit, kripën dhe erëzat që preferoni.

Përziejeni mirë që të gjitha bashkë.

Lyeni një e nga një, filetot e pulës dhe në fund vendosini të gjitha në tasin me masën e marinimit që keni përgatitur dhe lërini të marinohen për 2-3 orë.

Më pas, merrni një tavë, shtroni aty letër pjekjeje.

Vendosni me radhë filetot, spërkatini me vaj ulliri dhe pak kripë dhe futini të piqen në furrë të parangrohur në 170 gradë.

Gjatë kohës që piqen kontrollojini herë pas here duke i kthyer nga të dyja anët.

Piqen përreth 15 apo 20 minuta derisa filetot të zbuten plotësisht dhe të marrin ngjyrën e artë të pjekjes.

Serviren të ngrohta.

Kjo recetë e thjeshtë por e mrekullueshme në shije shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura furre, patate furre, supa të ndryshme, por edhe fërgesa, salca, apo edhe djathra të ndryshëm.

Gjithashtu kjo recetë mund të shoqërohet edhe me turshi të ndryshme të përgatitura në shtëpi.

Nëse preferoni gjatë përgatitjes filetot mund t’i piqni edhe me perime të tjera, të cilat në varësi të llojit që do përzgjidhni mund të kaurdisni pak më parë se t’i piqni në furrë.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix15 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar15 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar15 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore21 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix21 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook